TIRANE - Kur t’ju qëllojnë na merrni me telefon. Kjo është ndihma që Policia e Shtetit i ka ofruar familjes Markaj pasi përfaqësues të kësaj të fundit kanë kërkuar ndihmë pranë autoriteteve pasi ndjeheshin të kërcënuar nga familja Përmarkaj pas një sherri mes tyre. Dëshmia e pabesueshme vjen nga Bardhok Markaj në një intervistë për TV A1Report.
Në fakt familja Markaj është qëlluar, paraditen e 29 qershorit të kaluar, kur dy vëllezërit e Bardhokut humbën jetën ndërsa u plagosën 2 gra dhe një fëmijë.
“Kur janë ankuar te shefi i Rendit në Pukë - tregon Bardhoku - më ka thënë: Bëj një filmim që të jenë me armë në krah dhe ma sill ta kem si provë. Edhe pse kam kërkuar sërish mbrojtje në polici, më janë përgjgijur duke thënë: kur të qëllojnë na merrni në telefon dhe do të reagojmë menjëherë, por unë u përgjigja se kur të qëllojnë do na kenë vrarë e s’do kem mundësinë t’ju telefonoj”.
“Dy vëllezërit e mi së bashku me familjet e tyre ishin në fshat (në Qelëz të Pukës) për një festë fetare që festojmë çdo 28 qershor (Festa e Shën Kollit) - tregon Bardhoku - Mëngjesin e ditës tjetër u nisën për në Tiranë, kur disa persona u kanë dalë dhe u kanë zënë pritë, duke vrarë dy vëllezërit e mi, duke plagosur dy nuset e tyre dhe nipin”.
/Shqiptarja.com