PUKE - Dy vjet më parë vranë dy vëllezër dhe plagosën 2 gra dhe një fëmijë në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz, sot Prokuroria e Pukës kërkon dy burgime të përjetshme për vëllezërit Permarkaj, dhe 48 vjet gjithsej për vëllain e tyre të tretë dhe djalin e xhaxhait, të gjithë nën akuzë për masakrën e Qershorit të 20012-ës.
...
Dy vite pasi sulmit me armë ndaj furgonit me të cilin kthehej nga festa fetare e Shën Palit, familja Markaj, ku për pasojë mbetën të vrarë 2 pjesëtarë të kësaj familjeje dhe u plagosën 3 të tjerë, Prokuoria e Pukës kërkon burgim të përjetshëm për dy autorët kryesor të krimit dhe respektivisht 25 dhe 23 vjet burg për dy bashkëpuntorët e tjerë në krim.
Sipas njoftimit të prokurorisë së Përgjithshme u kërkua në pretencë burg përjetë për dy vëllezërit Anton dhe Sokol Permarkaj, 23 vite burg për vëllanë e tretë Bardhok dhe 25 vite burg për djalin e xhahxait të tyre Fran Permakaj.
Ngjarja ka ndodhur në 29 Qershor të vitit 2012 në fshatin Qelëz të Pukës. Si pasojë e shtënave me automatik ndaj furgonit të fisit Markaj, mbetën të vrarë Paulin Markaj që drejtonte furgonin dhe i vëllai Hila, si dhe u plagosën Tone Marku, bashkëshortja e Paulinit, Angjelina bashkëshortja e Hilës dhe Alfons Markaj nipi i Paulinit.
Në furgon ndodheshin edhe 3 pjesëtarë të tjerë të familjes Markaj por që fatmirësisht nuk janë goditur nga breshëria e armëve.
Motivi i ngjarjes së rëndë që shënoi 2 të vrarë dhe 3 të plagosur vinte nga një konflikt për për shfrytëzimin e një kullote mes dy familjeve Markaj dhe Permakaj, fqinjë mes tyre. Aktualisht në qeli ndodhen Fran dhe Bardhok Permakaj, ndërsa dy autorët kryesor Anton dhe Sokol Permarkaj janë të shpallur në kërkim.
Denimet per vellezerit Permarkaj dhe kusheririn e tyre
Pas hetimit të Prokurorisë ka rezultuar se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit Anton Permarkaj, Sokol Permarkaj, Bardhok Permakaj (vëllezër) dhe Fran Permakaj (djali i xhaxhait të tyre), u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj, ku mbetën të vdekur vëllezërit Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj.
Në konkluzionet e saj në përfundim të hetimit, Prokuroria Pukë kërkoi nga gjykata, dënimin si më poshtë:
1. Anton Permakaj, të dënohet me burgim të përjetshëm
2. Sokol Permakaj, të dënohet me burgim të përjetshëm
3. Bardhok Permakaj, të dënohet me 25 vjet burg
4. Fran Permakaj, të dënohet me 23 vjet burg
Konflikti ndërmjet famijeve Permarkaj dhe Markaj kishte nisur disa kohë më parë se të ndodhte ngjarja kriminale, për shkak të një toke që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve.
Si ndodhi masakra e 2 vjetëve më parë?
Tre vëllezërit Përmarkaj ndodheshin në një fuoristradë, dhe pasi ndoqën furgonin ku ndodheshi familjaret e fisit Marku, i bënë pritë dhe qëlluan në drejtim të tyre. Fillimisht autorët kanë qëlluar në drejtim të furgonit, ku në postin e shoferit ishte ulur Paulini. Në furgon kanë qenë dhe bashkëshortja e Paulinit, Tonja dhe nipi i Paulinit, Alfonsi. Me të degjuar krismat vëllai i Paulinit, Hila sebashku me të shoqen, Anxhela Markaj, kanë dalë nga banesa e tyre dhe sipas policisë i janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe si pasojë njëri nga autorët e krimit ka mbetur i plagosur, pikërisht Fatbardh Permarkaj. Si pasojë e zjarrit, vëllezerit Paulin dhe Hile Marku kanë humbur jetën menjeherë ndërsa Tone Marku, Anxhela dhe Paulin Markaj, mbetën të plagosur. ndersa njëri nga autorët Fatbardh Përmarkaj ndodhet në gjendje të rendë, për shkak të plagëve. Viktimat ishin duke u kthyer në shtepi pasi kishin kremtuar festen e ditës së Shën Palit. Sipas policisë, dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë një konflikt i hershëm mes dy fiseve, Markaj dhe Përmarkaj, lidhur me një vijë uji vaditëse në tokat e tyre. Megjithatë, sipas fqinjëve, këto dy fise kishin shpesh herë edhe konflikte të tjera sociale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO