Masakrat në Serbi, mijëra qytetarë marshojnë në rrugët e Beogradit: Kundër dhunës! Kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe kreut të inteligjencës

SERBI – Mijëra qytetarë serbë dolën të hënën në rrugët e Beogradit për të marshuar kundër dhunës pas të shtënave me armë që i morën jetën 17 personave javën e kaluar.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe kërkuan të mbyllen gazetat dhe stacionet televizive që thonë se promovojnë dhunën.  Turmat marshuan nëpër qendër të qytetit teksa mbanin një pankartë ku shkruhej "Serbia kundër dhunës".

"Ne jemi këtu sepse nuk mund të presim më. Ne kemi pritur shumë gjatë, kemi heshtur shumë, kemi kthyer kokën," i tha turmës Marina Vidojeviç, një mësuese shkolle, siç citohet nga agjencia e lajmeve AFP.

“Duam shkolla, rrugë, fshatra dhe qytete të sigurta për të gjithë fëmijët”.

Mijëra dolën gjithashtu në qytetin verior të Novi Sadit, ku protestat hodhën lule në lumin Danub që derdhet në kryeqytet. Pas masakrës, dha dorëheqjen Ministri i Arsimit në Beograd.

Ndërsa protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe kreut të agjencisë së inteligjencës serbe. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dënoi protestat.

Ai akuzoi opozitën se ka kapitalizuar një tragjedi kombëtare për të promovuar interesat e veta. 

“Unë do të vazhdoj të punoj dhe nuk do të tërhiqem kurrë para rrugës dhe turmës... Nëse do të jetë një riorganizim i qeverisë apo zgjedhje, do të shohim”, tha Vuçiç. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vitin 2026.

Policia u vendos pranë të gjitha shkollave të Beogradit ndërsa mësimi rifilloi të shtunën. Qeveria po planifikon të rekrutojë më shumë oficerë për t'u vendosur në shkolla.

Protestat erdhën pasi ditët e fundit, Serbia u trondit nga dy masakra të rënda. Fillimisht një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojen e sigurisë në shkollën e tij dhe pa kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, një 21-vjeçar ekzekutoi 8 persona me ndihmën e një bashkëpunëtori.Gjithsej u vranë 17 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:04
Masakrat me 17 të vrarë në Serbi, qytetarët dorëzojnë 1500 armë, 50 mijë fishekë e 100 bomba

 

Mbi 1500 armë, 50 mijë fishekë, 100 bomba, mortaja dhe armë të tjera u dorëzuar nga qytetarët serbë, në ditën e parë të nisjes së çarmatosjes vullnetare të popullsisë, pas dy masakrave që tronditën vendin. Deri më 8 qershor, të gjithë personat që posedojnë armë, do të mund t’i dorëzojnë ato pa asnjë lloj penaliteti, ndërsa pas kësaj datë, kushdo që kapet me armë do të përballet me pasoja të rënda ligjore.

Zheljko Brkiç, sekretar në Ministrinë e Brendshme u bëri thirrje qytetarëve që të dorëzojnë ço lloj arme dhe të mos i hedhin apo t’i lënë në hapësira publike. Qytetarët mund të dorëzojnë armët në posedim pa leje në të gjitha komisariatet nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Gjatë dorëzimit, atyre nuk u kërkohet të tregojnë identitetin. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç paralajmëroi vendosjen e masave edhe më të rrepta për zvogëlimin e sasisë së armëve legale.

“Ne do të ndryshojmë Kodin Penal duke rritur dënimet për mbajtjen e armëve”, tha Vuçiç.

Ligji i Armëve parashikon që ato duhet të mbahen në kasaforta, të mbyllura ose me kod, veçmas nga municionet. Ndërsa një person për të zotëruar një armë duhet të plotësojë kushtet shëndetësore, të cilat do të kontrollohen çdo gjashtë muaj deri në një vit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja