Masakroi gruan me thikë, 45-vjeçari në Durrës rrëfen krimin: Më dukej se më tradhtonte (VIDEO)

Lulzim Cuku i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten e tij Manjolën 33-vjeçe nënë të tre fëmijëve, ka rrëfyer krimin para oficerëve të policisë. Ai është shprehur se kishte dyshime se gruaja e tradhtonte dhe në debat e sipër ka marrë thikën dhe e ka qëlluar për vdekje.

" Më dukej se më tradhtonte. Nuk kisha ndonjë informacion të veçantë por meqenëse ikja shpesh në Greqi mendoja se gjatë kohës që mungoja në shtëpi ajo më tradhtonte." ka thënë Lulzim Cuku.

Ai ka rrëfyer se kishte disa ditë që ishte kthyer në shtëpi pasi kishte qenë në Greqi ku edhe punonte. Para ngjarjes tragjike kishin qenë të gjithë si familje për në Peshkopi ku ishin takuar me njerëzit e tyre.

Sipas dëshmisë së Lulzim Cukut të shtunën në mbrëmje e kishte mbërthyer një krizë xhelozie ku më pas kishte rrëmbyer thikën dhe qëlloi mbi bashkëshorten.

Pas këtij krimi 45-vjeçari u largua drejt Dibrës por pas disa orëve u vetëdorëzua në policinë e Burrelit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 04/02/2020 00:53

    KE FAJ o djale ,,duhej ta merrje gruan me vete ne greqi,,,,qe te mos ta dridhte,,,kot nuk kane thene ,,tradheti qe ke emrin GRUA....MUND TA NDAJE ,,TANI DO RRISH NE BURG GJITHE JETEN...

    Përgjigju
  • Mire mire: 03/02/2020 13:43

    Po me shkumbe do ta mbante gruaja kur ju vini 2 herw ne vit o emigrante?

    Përgjigju
  • mond: 03/02/2020 12:55

    ore ju mire e kini se dhe i lini grate vetem jeni dhe xheloze, por c faj kane femijet qe pillni se i moret ne qafe, e mbushet vendin me jetima.

    Përgjigju
  • Toni: 03/02/2020 11:44

    Shume zhurme asgje! Kesa i thone germo tare germo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët