Argjentina ka kaluar një taksë të re mbi të pasurit që jetojnë në vend për të mundësuar fondet për furnizime mjekësore dhe masa lehtësimi të tjera për të përballuar pandeminë e COVID.
Siç bëjnë me dije mediat e huaja Senati në Argjentinë kaloi taksën e njëhershme - të quajtur "taksa e milionerit" - me 42 vota pro me 26 të kundër.
Ata me pasuri me vlerë më shumë se 200 milion pesos (2.5 milion dollarë; 1.8 milion £) , që janë rreth 12,000 persona, do të duhet të paguajnë.
Deri më tani Argjentina ka regjistruar afër 1.5 milion infeksione dhe pothuajse 40,000 vdekje nga koronavirusi.
-
Bravo Argentina. Pse fle parlamenti shqipetaria.?
Përgjigju-
si moj bravo?! shushke komuniste.
-









Komente
Komento