Një ndër sheshet më të frekuentuar në Tiranë por edhe në Shqipëri nuk ka kamera sigurie. Bëhet fjalë për Sheshin Skënderbej i cili nuk është I mbuluar nga kamera sigurie publike, por as nga kamera të bizneseve dhe institucioneve që ndodhen përreth tij.
Një vëzhgim i Report TV zbuloi se asnjë institucion nuk ka vendosur kamer sigurie për të filmuar qendrën e Tiranës.
Një ndër zonat me shumë lëvizje, sidomos gjatë mbrëmjes, nuk ka kamera, duke shkelur në këtë mënyrë ligjin për “Masat Shtese të Sigurisë Publike”.
Pika 1 e nenit 5 të këtij ligji thotë se: “Subjektet publike marrin masa shtesë sigurie në sheshe të hapura, parqe, kënde të lojërave, parkime, në mjedise të hapura apo të mbyllura, që kanë në administrim apo pronësi dhe që, sipas vlerësimit të Policisë së Shtetit, përbëjnë burim rreziku të shtuar për rendin dhe sigurinë publike”
Bashkia e Tiranë, e cili është edhe institucioni që ka në pronësi këtë shesh nuk ka vendosur kamera sigurie. Pavarësisht se prej dy muajsh është inauguruar projekti i ri i Sheshit Skënderbej, një projekt me vlerë 13 milionë euro, nuk është parashikuar vendosja e ndonjë kamere sigurie.
[gallery]23600[/gallery]
Report TV zbuloi se Bashkia e Tiranës nuk ka vendosur asnjë kamer sigurie as në godinën e saj, në drejtim të Sheshit Skënderbej. E njëjta gjë edhe me Bankën e Shqipërisë dhe Muzeun Historik, të cilët kanë kamera sigurie, por vetëm për godinat e tyre.
Në një kohë që Policia e Shtetit dhe SHISH kanë ngritur alarmin për sulme terroriste në Shqipëri, një ndër zonat më të populluar në Shqipëri mbetet pa mbulim për sa i përket pamjeve filmike.
Shkak është mosvendosja e kamerave të sigurisë nga ana e Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu edhe Ministria e Brendshme, e cila ka godinën vetëm pak metra larg qendrës së Tiranës, nuk ka marrë masa për të vendosur kamera sigurie në Sheshin
“Skënderbej”.

(Ligjin për “Masat Shtese të Sigurisë Publike”, neni 5, pika 1)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO