Alarmi për nivelin e sigurisë në vend mbetet ende i kuq deri në përfundim të kremtimit dhe festimit të Pashkëve.
 
Pas masave në kisha ku një natë më parë besimtarët festuan ringjalljen e Krishtit këtë të diel reparti rena dhe agjentët e antiterrorist kanë blinduar sheshin “Nënë Tereza”.
 
ReportTv ka siguruar pamjet ekskluzive teksa sheshi kontrollohet me qenë anti- eksploziv ndërsa në tarracën e Universitetit dhe pallatit të Kongreseve janë pozicionuar snajperat për monitorimin e personave që do të akomodohen në shesh.
 
Këto masa erdhën pas sinjalizimit të partnerëve ndërkombëtarë dhe ambasadës amerikane se objektet e kultit mund të ishin pre e ndonjë akti terrorist gjatë kremtimit të Pashkëve.
 
Zyrtarisht deri këtë të diel nuk është shënuar asnjë incident ndërsa burime të rezervuara për ReportTv bënë me dije se mbi 60 persona me prirje radikale janë duke u mbajtur nën vëzhgim përgjatë këtyre ditëve. 
kontrollet
Kontrollet ne sheshin 'Nene Tereza'



dy.b/shqiptarja.com