Me krijimin e nje tregu global dhe pergatitjet që Shqipëria po bën për futjen në BE, bizneset Shqipëtare dhe vecanërisht ato prodhuese dhe përpunuese, duhet të jenë të përgatitura që produktet e tyre te prodhohen me nje teknologji bashkëkohore. Pjesa më e madhe e këetyre investimeve janë të lidhura me masat e eficiencës së energjisë.
Çfarë janë masat e eficiencës së energjisë?
Masat për eficiencën e energjisë kanë të bëjnë me uljen e konsumit të energjisë për njësi prodhimi/shërbimi, por duke ruajtur ose përmirësuar kushtet e jetës apo kushtet e punës dhe në të njëjtën kohë përmirëson cilësinë e prodhimit .
Në fushën e biznesit dhe agrobiznesit, ekzistojnë shumë aktivitete që kanë nevojë për pajisje të mekanizuara. Për t’i ardhur në ndihmë të gjithë fermerëve që të reduktojnë shpenzimet dhe të rrisin fitimet e tyre, ProCredit Bank ju këshillon përdorimin e pajisjeve eficiente, si për shembull dhoma frigoriferike eficiente për grumbullimin dhe konservimin, jo vetëm në sasi, por cilësor të prodhimit. Gjithashtu, të gjitha investimet në mekanizimin e fermave bujqësore që përfshin të gjithë gamën e mekanikës bujqësore (traktor, plugje, disqe, kombanja, korrëse etj) mund të bëhen në mënyrë eficiente. Kursimi apo reduktimi i shpenzimeve nga investimet me eficiencën e energjisë është periodik dhe në krye të disa viteve, investimi shlyen plotësisht vetveten.
Eficienca e energjisë është një investim që gjen zbatim jo vetëm në agrobiznes, por edhe në jetën e përditshme. Të gjithë elementët si termoizolimi, izolimi i çative, përdorimi i paneleve diellore, pajisje elektroshtëpiake të kategorisë A+, riciklimi i ujit, përdorimi i ndriçimit eficient, izolimi akustik nëpërmjet përdorimit të dritareve me dy apo tre shtresa të mbushura me gaz argon etj., janë thjesht disa nga elementët që na prekin në mënyrë të drejtëpërdrejtë çdo ditë.
Cfarë është kredia EKO
Krahas këshillimit të vazhdueshëm financiar që këshilluesit e dedikuar të agrobiznesit kryejnë me klientët tanë, duke i shpjeguar avantazhet e përdorimit të masave eficiente në investim, ProCredit Bank ofron reduktim KREDINË EKO për të financuar këto investime, e cila ka kushte më preferenciale se nje kredi standarta. Ulje të normës së interesit automatikisht me 1% për të përkrahur të gjithë ata individë apo biznese që duan të përfitojnë nga ky shërbim. Natyrisht, që çdo investim duhet kryer në varësi të nevojave dhe specifikave të biznesit, në mënyrë që investimi të jetë një vlerë e shtuar për indivin apo biznesin.
Është e mundur që, nëpërmjet rinovimit të shtëpisë tuaj, të gjithë këto elementë të eficiencës së energjisë të përdoren në banesë, duke sjellë kështu jo vetëm një përmirësim të kushteve të jetesës, por edhe një reduktim të ndjeshëm në faturën mujore të ujit dhe të energjisë elektrike. Në ProCredit Bank, krahas këshillimit të klientëve tanë, nëpërmjet një matrice specifike ne u ofrojmë mundësinë e kalkulimit sa më të përafërt të kursimit që do të realizojnë nëpërmjet investimit në shtëpitë e tyre.
Promovimi i përdorimit të masave të eficiencës së energjisë, ka impakt jo vetëm në familjet apo bizneset që kryejnë këto investime, por, përdorimi i pajisjeve elektroshtëpiake të kategorisë A+ apo pajisjeve të mekanizuara për agrobizneset, sjell reduktim në emetimin e dioksidit të karbonit dhe si rrjedhim zvogëlon impaktin negativ në mjedis.
ProCredit Bank- Pjesë e Grupit ProCredit
ProCredit Bank është një bankë e orientuar drejt zhvillimit që ofron shërbim cilësor për bizneset dhe individët. Nëpërmjet një përqasje të përgjegjshme, bazuar në vlerat e transparencës, komunikimit të hapur dhe analizës financiare të çdo klienti, ne synojmë të ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë të bazuar në besimin reciprok.
Ne mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme, sepse ne besojmë se këto ndërmarrje krijojnë më shumë vende të lira pune, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Ne përpiqemi që të promovojmë kulturë të mirë kursimi tek familjet dhe individët si dhe të ofrojmë shërbime bankare transparente dhe të përgjegjshme për njerëzit që jetojnë dhe punojnë në zonat që shërbehen nga banka jonë.
Pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit, që udhëhiqet nga ProCredit Holding, ne sjellim në Shqipëri standardet më të larta gjermane në ofrimin e shërbimeve bankare.