Nga sot kanë hyrë në fuqi masa shtesë të vendosura nga Teknik i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri.
Komiteti Teknik vendosi të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.
Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se përjashtim nga këto rregulla nuk bëjnë as ceremonitë fetare të cilat s'duhet të kalojnë grumbullimin e më shumë se 10 personave.
"Ne kemi vendosur një numër të caktuar njerëzish për tu grumbulluar. Kjo nuk përjashton çfarëdolloj akitiviteti tjetër që kalon numrin e 10 vetave. Thelbi është që të kemi një situatë më të kontrolluar të pandemisë të ndalojmë grumbullimet. Përjashtim nuk bëjnë as grumbullimet e ceremonive fetare", tha ajo.
Nga ana tjetër edhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka thënë se këto masa janë të drejtë dhe duhen respektuar. Kjo sipas tij është për të shmangur edhe mbylljen e madhe.
"Smund të themi nëse virusi është më shumë apo më pak agresiv sepse ka ndryshuar dhe mosha. Kemi thënë nga fillimi që ky virus ende ka shumë të panjohura. Përgjigjia e çdo personi ndaj virusit është e ndryshme. Të jemi të bindur ndaj masave parandaluese. Duhet të respektojmë këto norma e pastaj protokolle të cilat janë të detajuara në çdo nivel për çdo institucion edhe midis vendit ku punojmë dhe jetojmë.
Unë nuk jam ekspert i fushës, në opinionintim asnjëherë smë ka shkuar në mendje se një mbyllje. Ka shumë mënyra të tjera kufizuese. Mbyllja e plotë sado efikase të jetë nuk është zgjidhje. Ajo mund të vijë por nuk është mbyllja zgjidhja. Zgjidhja është respektimi i protokolleve dhe masave parandaluese. Mbajtja e maskës dhe reskeptimi i distancës, higjiena dhe shmangia e grumbullimeve në çdo mjedis.
Një masë e arsyeshme që numri i grumbullimeve të jetë në 10. Mosrespektimi i protokolleve veçanërisht në bare, ku numri i personave dhe karrigeve është më i madh sesa rekomandimi dhe mosha që frekuenton këto lokale", tha ai.
Normal masat duhet te merren sepse jemi njerez te pabindur.Ske pse e fton tjetrin kur ke perkujtimore dhe dasma ne kete situtate qe eshte gjunjezuar bota,pse kerkon ndihme ne spital kur ti e provokon vet perhapjen e virusit.Rrini o njerez ne shtepi,dilni per gjerat baze dhe ndihmoni veten,sa me pak te semure aq me mire sherbehet nga sistemi shendetsor.Ca tu thuash atyre prinderve qe per vdekje apo perkuntimore marrin dhe kalamajt me vete?!!
Përgjigju