Mijëra qytetarë nga Kosova janë dyndur drejt Shqipërisë, pasi Kosova gjendet në masa më të ashpra për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në tre ditët e fundit, mbi 13 mijë kosovarë kanë vizituar Shqipërinë.
Mëngjesin e se shtunës u shënuan radhë të gjata të mjeteve në pritje për të hyrë në vendin tonë ndërsa po punohet me procedure të shpejtë. Mësohet se deri më tani kanë kaluar rreth 6 mijë qytetare të Kosovës.
Radhë të gjata automjetesh, shqiptarët e Kosovës dynden drejt Shqipërisë për fundjavë, i 'shpëtojnë' edhe masave të Qeverisë 'Kurti'
Kufizimet e shumta dhe mbyllja e njësive tregtare dhe ato të shërbimeve në Kosovë janë edhe shkaku i këtij fluksi për të udhëtuar drejt Shqipërisë.