Kombëtarja serbe teksa kthehej nga Elbasan Arena drejt aeroportit të Rinasit, është shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato.
Ambadadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç dhe Shefi i Sigurisë së Federates Serbe, ish gjeneral i Policisë Serbe, Milivoj Mirkov para se të largoheshin në drejtim të Rinasit kanë falenderuar drejtuesit e policisë shqiptare, për planin e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri –Serbi, duke i vlerësuar ata si perfekte.

“Plan masash dhe organizim e zbatim perfekt. Kam qenë në shumë vende por masa të tilla nuk kam parë. Faleminderit për angazhimin tuaj personal mbrëmjen e së premtes, për incidentin me autobuzin, por masat e marra nga policia e bënë atë incident të izoluar e pa pasoja,” është shprehur Mirkov, duke falenderuar Çakon për masat super perfekte.

Ndërsa Drejtori i Policisë së Shtetit, Çako, ka falenderuar Policinë Shqiptare për angazhimin dhe seriozitetin e tyre 48 orë rrjesht. “ Unë e fitova ndeshjen time si polici”, ka thënë Çako.
Po ashtu falenderime kanë shkuar edhe për tifozët shqiptarë, të cilët treguan qytetari në shkallët e “Elbasan Arena” por edhe jashtë tij.

Në fakt, para ndeshjes me Shqipërinë, serbët kishin shfaqur dyshime për mbarëvajtjen e saj, madje Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit Tomislav Karadzic. paralajmëroi se nëse do të kishte incidente, do të braktisnin ndeshjen. Por pas ndeshjes, ai duket se ka ndërruar mendje, madje është shprehur shumë i kënaqur, sidomos me kryeministrin Edi Rama.
“Rama është i mrekullueshëm, zotëri. Kërkoi të fotografohej me mua pas pjesës së parë. Na uroi pas ndeshjes. Tha se kështu është futbolli. Në mënyrë stoike i pranoi të gjitha”, ka thënë Karadzic për gazetarët.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com