Masat e sigurisë, gjykata vendos të mos publikojë vendimet


TIRANË, 28 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të mos publikoje asnjë të dhënë lidhur me hetimin dhe vendimet e trupit gjyqësor lidhur me masën e sigurisë për 5 të akuzuarit, si anëtare të grupit kriminal të drejtuar nga Vladimir Gjuta, që dyshohen si autore të atentatit me eksploziv në farmacine e babait të ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
Në seancën gjyqësore që po zhvillohet sot te Gjykata e Krimeve të Rënda, para trupit gjyqësor po paraqiten njëri pas tjetrit 5 të pandehurit; Lumjan Matmuja (dyshohet si personi që vuri tritolin tek farmacia), Ernest Gjuta, Kamber Bruka, Emirjon Gjuta dhe Erjon Dula, të gjithë të akuzuar për tre vepra të rënda penale.
Prokurori Besnik Muçi, sipas burimeve pranë organit të akuzës, i ka kërkuar trupit gjyqësor të udhëhequr nga Ardit Mustafaraj, masën e sigurisë "Arrest me burg" për katër të pandehurit.
Trupi gjyqësor mori vendim të mos jape ansjë informacion lidhur me këtë çështje mjaft delikate gjyqësore dhe kjo bazuar në nenet të caktuara të Kodit Penal, që përcaktojnë qartë se publikimi i të dhënave penale do të ishte shkleje e ligjit dhe do të ndiqej penalisht. Sipas këtij vendimi, vetëm prokurori i çështjes do të ketë të drejtë të japë informacion mbi këtë hetim. /a.ke/
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja