Detyrim paraqitjeje për dy gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri! T'i hiqet masa Qynos

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka reaguar pas masave detyrim paraqitjeje që SPAK ka vënë ndaj dy gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno, në kuadër të operacionit për goditjen e një grupi kriminal. 

Teksa ishte në një konferencë për mediat, Sali Berisha kërkoi heqjen e masës ndaj gazetarit Elton Qyno, duke pretenduar se është rrëmbyer nga Altin Dumani pasi ka denoncuar lidhjet e Ramës me krimin. “Kjo masë - shtoi Berisha - nuk ka lidhje me atë të Artan Hoxhës që sipas tij është anëtar i bandës Bajri."

Elton Qyno, në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin. Rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.

Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi i tij në Aruba tek dhuratat gjysmë milionë euro, etj, etj, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.

Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arresti shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumente zyrtare faktojnë se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv, i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë.

Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri-tjetrin, lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku.

Detyrim paraqitje GJKKO ka vendosur për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët të dy janë paraqitur këtë të hënë vetë në Prokurorinë e Posaçme për ekzekutimin e masës së sigurisë. Qyno është nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa Artan Hoxha ka akuzën e rëndë si pjesëmarrës në organizatë kriminale.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 25/11/2024 19:44

    JeI pandehu nuk je gjygjtar qe jep vendime o Sali. Iku koha kur vendosje ti denimin dhe jo Gjykata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik