Masat për samitin e 6 dhjetorit, eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët kanë sjellë emra dhe 'zona të nxehta' që duhen mbajtur në survejim

Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. E për këtë mbarëvajtje do të angazhohet jo vetëm policia shqiptare, por edhe organet ligjzbatuese ndërkombëtare të cilat do të jenë të koordinuara.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço në një intervistë për Report Tv, për gazetarin Nertil Agalliu, tha se institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere do të mbajnë kanë përpiluar një listë me emra si dhe evidentuar zonat e nxehta, të cilët do të mbahen nën survejim dhe për t’u neutralizuar në rast rreziku. Sa kohë që pritet një numër i lartë personalitetesh, ke edhe shkëmbim informacionesh për rritjen e sigurisë, tha Karamuço.

‘Këto ditë Shqipëria do jetë vendi më i sigurtë në Evropë. Po flasim këtu edhe për kryeqytetin, jo nga vetëm nga ana e organeve tona ligjzbatuese, por edhe atyre ndërkombëtare. Kanë sjellë lista me emra, zona të nxehta, dhe i kanë shkëmbyer me policinë shqiptarë thjeshtë dhe vetëm për një mbarëvajtje më të mirë të këtij samiti. Në rastin konkret ka një mori informacionesh të ardhura që analizohen si elementë risku për t’u mbajtur në survejim dhe për tu neutralizuar në një moment të caktuar.

Këto informacione që kryqëzohen, janë një mësim shumë i mirë për forcat tona. Plani i masave është një plan që nuk është hartuar vetëm nga policia shqiptare, por edhe nga institucionet ligjzbatuese partnere, kanë për qellim sigurinë e këtyre personaliteteve që nuk janë vetëm shqiptare. Për sa kohë presim një numër kaq të lartë personalitetesh, shkëmbejmë informacione. Është një plan i koordinuar dhe nuk është një plan që e kemi bërë ne. Europoli është një pjesë, institucionet e tjera janë një pjesë tjetër, janë analizuar kanë dalë në deduksione dhe më pas janë përkthyer në masa. Persona me rrezikshmëri të lartë janë në survejim dhe kanë rreth një muaj që janë në survejim edhe nga ne edhe nga ndërkombëtarët. Policia Shqiptare ka një rol koordinues.’- u shpreh Karamuço.

Policia e Shtetit publikoi planin e masave për të garantuar sigurinë në samitin të 6 dhjetorit mes BE e Ballkanit Perëndimor. Rrugët do të bllokohen që në 5 dhjetor në orën 14:00 dhe do të jenë në fuqi deri sa të ikë personaliteti i fundit nga Tirana. Policia do të lejojë vetëm lëvizjen banorëve rezidentë, por pa e sqaruar se si do të bëhet verifikimi i tyre.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit: 03/12/2022 14:20

    Izoloni Sali e Ilir kriminelin se cdo gja do shkoj mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë