Ministria e Brendshme dhe prokuroria e Gjirokastrës kanë shpallur embargon në kufi për rreth 60 shtetas grekë, të cilët janë skeduar nga organet ligjzbatuese Shqiptare si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Numri prej 60 personash është në rritje e sipër, pasi strukturat e hetimit të krimit si Shërbimi Informartiv Shtetëror dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Gjirokastrës, gjatë këtyre ditëve kanë qënë në punë e sipër për identifikimin e grekëve që konsiderohen si jo të përshtatshëm për të hyrë në Shqipëri. Nacionalistët grekë kanë planifikuar të kthehen më 8 dhjetor 2018 për të mbajtur një ceremoni përkujtimore në fshatin Bularat në Gjirokastër, për nder të Kostandinos Kacifas. Emri i këtyre personave është çuar në të gjitha pikat kufitare Shqiptare, me qëllim moslejimin e individëve grekë të hyjnë në territorin Shqiptar.
Të dyzetat që mund të sjellin trazira
“Shqiptarja.com” mëson se ky mobilizim po kryhet pasi këto ditë në Gjirokastër, dhe më konkretisht në fshatin Bularat, familja Kacifa, do organizojë të dyzetat e djalin të tyre Kostandinos Kacifas, i vrarë gjatë një shkëmbim zjarri me efektivët e RENEA-s. Pikërisht në përkujtimin e Kacifasit, ka informacione se ekstremistët grekë po organizohen me qëllim matanë kufirit, për të udhëtuar në Shqipëri, ku synimi i tyre është të marin pjesë në ceremoninë përkujtimore. Por për shkak të shmangies të çdo situate të pakëndshme, trazira dhe lëshimit të thirjeve antishqiptare nga ana e nacionalistëve grekë, ministria e Brendshme, ka marrë të gjitha masat që të parandalojë skena të ndodhura gjatë ceremonisë së varrimit të Kacifasit në Bularat të Gjirokastrës. Mësohet se ditën kur pritet të vërshojnë ekstremistët grekë drejt pikës doganore në Kakavijë, në këtë pikë doganore do merren masa të përforcuara sigurie me efektivë të RENEA dhe FNSH.
Embargo edhe për eurodeputeten qipriote
Në 10 nëntor 2018 Shqipëria shpalli dhjetëra persona grekë non grata, mes tyre ishte dhe emri i eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous, pas pjesëmarrjes së saj në ngjarjet e fundit në Bularat. Glevin Dervishi, këshilltar i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, tha në 10 nëntor 2018 se ky vendim vinte pas sjelljes së përsëritur të eurodeputetes.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konsideron ngjarjen në Bularat si të orkestruar për të sfiduar sigurinë publike në territorin shqiptar. Tirana zyrtare pohon se është e vendosur për të forcuar stabilitetin rajonl dhe marrëdhëniet me Greqinë, por nuk do të tolerojë për asnjë arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues apo thirrje cenuese për tërësinë territoriale në Republikën e Shqipërisë. “Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare.
Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të Eleni Theocharous”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme. Para dy ditësh Parlamenti Europian ka miratuar një amendament lidhur me vrasjen e ekstremistit grek të vrarë në Bularat, Konstantinos Kaçifa. Amendamenti i PE-së është propozuar nga deputeti grek i PASOK-ut, Nikos Androulakis, dhe është mbështetur edhe nga eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. Sipas këtij amendamenti, PE pret që shteti shqiptar të kryejë një hetim të plotë lidhur me rrethanat e vrasjes së Kacifas policia shqiptare.
Vrasja e Kacifas
Kostandinos Kacifas u vra gjatë një përplasje me armë nga RENEA në 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Kacifas më 28 tetor që është dita e festës kombëtare greke që përkujton fillimin e lugftës me Italinë ka qëlluar me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan, pasi plumbat goditën edhe automjetin e policisë ku ata ndodheshin. Siç u vërtetua edhe nga video që publikoi fillimisht Report TV, Kacifas ka qëlluar disa herë në mes të fshtatit me kallashnikov dhe më pas është larguar. Policia e Gjirokastër duke parë rrezikshmërinë e këtij personi thirri në ndihmë focat RENEA, por Kacifas qëlloi me armë edhe ndaj tyre. Në këtë pëprjekje me armë ai është vrarë nga RENEA.
"Do godasim 64 shqiptarë"/ Ekstremistët grekë kërcënuan gazetarin e “Report TV”,Hoxha
Një organizatë ekstremiste e fshehtë greke me emrin “Grupi i lartë i policisë” ka kërcënuar publikisht disa figura publike në Shqipëri, ku i pari në listë është gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha. Në komunikatën e lëshuar nga kjo organizatë ekstremiste greke, të publikuar nga siti “himara.gr” thuhet se ata si kundërpërgjigje për vrasjen e Konstandino Kaçifas, që humbi jetën në një përplasje me armë me forcat RENEA në fshatin Bularat, do të ndëshkojnë si fillim një listë me 64 shqiptarë. Në komunikatën e ekstremistëve që në titull shfaqet hapur kërcënimi ku deklarojnë se do i godasin shqiptarët edhe brenda vendit të tyre. “Grupi i lartë i policisë” shpall në kërkim 64 shqiptarët e parë, të cilët do t’i ndjekim dhe godasim edhe brenda në Shqipëri”-thuhet në komunikatë. Më pas deklarojnë se kjo që do të bëjnë është një kundërpërgjigje për vrasjen e Kaçifas. Ekstremistët nuk e kanë nxjerrë listën e plotë me 64 emrat, por kanë publikuar disa prej tyre, mesa duket personat që janë më publikë. Në krye të listës së shkurtër me emrat e publikuar është gazetari investigativ i “Report TV”, Artan Hoxha. Mesa duket ekstremistët grekë kërkojnë ta ndëshkojnë për statusin e tij në Facebook ditën e vrasjes së Kaçifas. “Pushka top djemve të RENEA-s.
Më mirë të qajnë nënat e tyre sesa të vishen me të zeza nënat shqiptarë”, shkroi atëherë gazetari Hoxha, duke kujtuar ngjarjen e Peshkëpisë në 1994. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha publikoi i pari videon e momentit kur ekstremisti grek Kacifas qëllonte me armë zjarri në drejtim të patrullës së policisë në fshatin Bularat të Gjirokastrës duke rrëzuar tezën e grekëve se ushtari minoritar qëlloi në ajër. Më tej në listën e ekstremistëve janë humoristi i njohur Agim Bajko, Ilir Mukaj, drejtues i një OJF-je, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, shoqata “Djemtë e Labërisë”, deputeti i PDIU-së, Dritan Bici, aktivisti për bashkimin e trojeve shqiptare, Tahir Veliu. Në fund pa përmendur emra të tjerë ata kërcënojnë drejtuesit e televizionit shqiptar që bllokojnë sinjalin e kanaleve televizive greke në Jug të Shqipërisë si dhe “shqiptarë nacionalistë” dhe grekë filoshqiptarë.
Ngadale ore,nuk hahet gjella e nxehte si pergaditet,te pervelon fytin. Tani greqia mundohet te nxjerre dhjam nga pleshti por do i mbese ne fyt dhe do ja zene ajrin. Cdo krim shteterore i shkaktuar nga sherbimet sekrete ne vendin fqinje studiohet dhe mirren masat konkrete kunderzbulimi. Shqiperia tregoi shkathtesi diplomatike ne rastin e Kacifas,ofroi fakte se si veproi nje extremist i frymezuar nga idete e erreta te shtetit greke qe kishte mbeshtetje nga forcat speciale greke,shkurte e shqip ishte plani i tyre per te shkaktuar trazira ne Shqiperi.
PërgjigjuPo ku eshte qeveria,ku eshte shteti?!Per nje kriminel qe deshmoi me sulm kunder institucioneve shqiptare, erdhen thiu e i biri i thiut ne Shqiperi per ta "nderua" kriminelin-krimin kunder shtetit dhe popullit shqiptar.Sa shqiptare u vrane ne Greqi nga dita e varriomit te kriminelit grek?!Pse hesht shteti?!nese greku kerkon acarim marredheniesh ndershteterore,Pse Shqiperia te terhiqet mbrapa.Jop kur mbeshtetesh per muri,jepi deperto perpara,pasi muri me shpine nuk shtyhet
Përgjigju