Masat radikale të Anglisë! Më shumë se 1600 huliganë s'do lejohen të largohen nga vendi gjatë Kampionatit Evropian

Masat radikale të Anglisë! Më shumë se 1600 huliganë s'do lejohen të largohen nga vendi gjatë Kampionatit Evropian

Foto ilustruese

Anglia do t'u konfiskojë pasaportat shumë huliganëve për kohëzgjatjen e Kampionatit Europian. Ata që përfundojnë në Gjermani përballen edhe me një dënim me burg.

Tifozët e Anglisë do të vizitojnë në numër të madh Europianin e këtij viti në Gjermani. Mirëpo, duke qenë se mes tyre fshihen edhe shumë të papërshtatshëm, të cilët shkaktojnë rregullisht probleme në ndeshjet e 'Tre Luanëve', anglezët vendosën të marrin masa shumë ekstreme.

Më shumë se 1600 persona që në një mënyrë apo tjetër u gjendën në “librin e zi” nuk kishin as të drejtën e një udhëtimi veror në Gjermani.

Në fakt, ata nuk do të mund të shkojnë askund nga data 4 qershor deri më 14 korrik, pasi do të duhet të dorëzojnë pasaportat në policinë vendase. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata përballen me një ndëshkim financiar. Në rast se ndonjëri prej tyre shkon në Gjermani, ata përballen me një dënim deri në gjashtë muaj burg.

Në Angli, pas periudhës së pandemisë COVID-19, ka pasur një rritje të dhunës në stadiume. Sezonin e kaluar u arrestuan 2264 persona, nga të cilët 682 persona u ndaluan të ndiqnin ndeshjet. Shifra këto rekord për Anglinë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!