Nis vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç, mes tyre Margarita Xhepa, Tinka Kurti e Alfred Moisiu! Rama: Sulmet e pseudo-personaliteteve të neveritshme, s'ka diferencime

Këtë të diel siç është paralajmëruar, në kryeqytet ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, i 24 personaliteteve në të 80-tat e tyre, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Në stadium u vaksinuan Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, Dhimitër Xhuvani, Pirro Milkani, Fedhon Meksi, Besim Elezi, etj si dhe të moshuar të fashës 90 vjeçare, që u organizuan nga mjekët e familjes. Bashkë me to vaksinimi po bëhet edhe për të moshuarit, ku vetëm sot janë planifikuar të bëhen 80 vaksinime kundër COVID.

Pas vaksinimit ka folur edhe regjisori Pirro Milkani i cili ishte mjaft i lumtur dhe shprehu kënaqësinë e tij për marrjen e vaksinës duke thënë se ky është i vetmi shpëtim për këtë pandemi.

Në inspektimin e këtij procesi ishte edhe kryeministri Edi Rama , i  cili nuk nguroi t'u përgjigjej sërish sulmeve të atyre që ai i cilësoi si pseudo -personalitete që kanë akses në mediat dhe portale duke thënë fjalë të neveritshme ndaj vaksinimit të personaliteteve.

Rama tha se vaksinimi nuk ka diferencime pasi edhe personalitetet që po vaksinohen janë mbi 80 vjeç dhe se e meritojnë për kontributin dhe vlerave që i kanë dhënë shoqërisë.

Sot ka vijuar vaksinimi edhe me stafet mjekësore në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:20
FOTO/ Nga Dhimitër dhe Roza Anagnosti, te Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Alfred Moisiu dhe Pirro Milkani, personalitetet që u vaksinuan sot

Ka nisur këtë të diel procesi i vaksinimit kundër COVID-19, i personaliteteve në të 80-tat e tyre, i cili u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ndër të parët që u vaksinuan ishin Dhimiter dhe Roza Anagnosti, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Alfred Moisiu dhe Pirro Milkani.

Ndërkohë, krahas tyre, po vaksinohen edhe disa të moshuar nëpër azile.

Ora 11:07
Merr dozën e parë të vaksinës, regjisori Pirro Milkani: Jam shumë i kënaqur, e kam këmbën e mbarë për ato që janë mbi 80 vjeç (VIDEO)

Pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, regjisori Pirro Milkani, ka deklaruar për gazetarët se është shumë i kënaqur.

‘Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët. Unë them se kam këmbën e mbarë, për ato që janë mbi 80 vjeç. Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do t'i kthehem jetës normale me vaksinimin.’- tha Milkani për mediat.

 

 

Ora 11:05
Vaksinimi i personaliteteve, Rama-Metës: S’duhet të presim të ndahen nga jeta për t’u dhënë dekorata, një trend qesharak i Presidentit

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në stadiumin "Air Albania" ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të personaliteteve dhe të moshuarve njëkohësisht. Rama tha se janë 80 persona mbi 80 vjeç që do të marrin vaksinën sot, mes tyre pak më shumë se 20 personalitete.Rama i cilësoi të neveritshme dhe ndotje sulmet e bëra nga ata që i cilëson si pseudo-personalitete që kanë akses në mediat dhe sulmojnë vaksinimin e personaliteteve. Rama tha se nuk ka diferencime për këtë çështje duke thënë se dhe personaliteteve u takon pasi janë mbi 80 vjeç.

Rama nuk ka kursyer as përgjigjet për Ilir Metën, ku tha se nuk duhet të presim vdekjen e personaliteteve për t'i nderuar apo dekoruar siç është kthyer kohët e fundit një trend qesharak në Presidencë.

"Sic e patë sot kemi nisur me të moshuarit me një grup prej 80 personash gjatë paradites dhe të moshuar të sjellë nga mjeket e familjes. Më vjen shumë keq për shkulëm e padenjë dhe të neveritshme të disa pseudo personaliteteve që kanë akses në portale e media që në mënyrën më çnjerëzore përhapin një tym krejtësisht të panevojshme sepse e para këta njerëz që bashkohen sot janë të gjithë në kategorinë e + 80 vjeç dhe fakti që vaksinimi nis me një numër shumë modest që është rreth 21 e pak persona është një shprehej shumë e sinqertë dhe e kuptueshëm në një përkujdesje për këta njerëz të cilët nuk duhet të presim që të ndahen nga keta për tu mbajtur fjalimet dhe treguar kujtimet apo dhe dhënë dekoratat siç tani më është bërë dhe një trend qesharak në presidencë. Nga ana tjetër sigurisht që këtu nuk bëhet fjalë për asnjë diferencim pasi këto njerëz i përkasin kësaj kategorie, ku në sallë ka të moshuar dhe personalitete dhe kjo do të vazhdojë gjatë gjithë ditës. nuk do të zbritet më poshtë pa përfunduar kjo kategori", tha Rama

Ora 10:54
‘Si je gjigand!”, Rama në stadiumin ‘Air Albania’ ku po vaksinohen personalitetet, përshëndet ish-presidentin Alfred Moisiu (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ishte ditën e sotme në ambientet e ‘Air Albania’, ku po kryhet vaksinimi për personalitete. Kreu i qeverisë takoi edhe disa prej tyre dhe ndër to ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili po merrte dozën e parë të vaksinave.

Rama-Moisiut: Gjigand si je mirë?

Moisiu: Mirë!

Rama: Do të ulesh pak se është procesi, për të pushuar pas pasi vaksinohesh.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kocidence..: 21/02/2021 20:07

    Dy here eshte perdorur kjo shprehje deri tani..” Armiku I Padukshem” (virusi)!! Eshte nje Kod qe po e perdorin te gjitha Shtetet!!!!! (Pak kerkim & do e kuptoni)!!Kur rane kullat binjake ne usa & tani per Pandemine!! Mercedesit kur eshte I mire nuk I behet Reklame (vaksines)!! Hapni Syte per ju Symbullur!!

    Përgjigju
  • Tirona: 21/02/2021 13:10

    Z.Kryeminister! Nuk eshte vone dhe nuk eshte ulje dinjiteti i figures tende perpara opinionit nese kerkon falje publike per deklaraten qe ke dhene te paret do vaksinohen te moshuarit qe jane personalitete, perpara kesaj lufte pandemie te gjithe te moshuarit jane te barabarte, nese do te kishte pasur nje lufte te vertete kur keta te moshuar ishin te rijne , keta te moshuar qe sot jane personalitete do te ishin duke kontribuar ne prapavije ndersa ne balle te luftes do te ishin te moshuarit e thjeshte.z. Kryeminister asnje udheheqes ne bote nuk ka dhene nje deklarate te tille raciste ,se deklarata te tilla i rrezikojne humbjen e pushtetit. . Korrigjojeni kete deklarate se do te humbasesh jo vetem votuesit tuaj por edhe atyre votuesve qe jane te lekundur te votojne apo mos te votojne .....

    Përgjigju
    • Fieri: 21/02/2021 20:18

      Shume mire e ke parashturuar (disi)! Thjesht jane per ata (Reklame) qe kane dyshime!! Eshte Taktike Boterore, I njejti Protokoll po ndodh ne cdo shtet qe i sherben Sistemit!! Edhe ata (personalitete)qe e kane “bere” nuk dime sakte se cfare kane “Bere” saktesisht!! Kali I Trojes......

    • Tirona: 21/02/2021 18:06

      Per Donin: Jane vaksinuar por duke mbajtur ne rradhe si gjithe pensionistet e tjere dhe udheheqesit e tyre nuk kane bere deklarata te tilla sic beri Kryeministri yne

    • Per Tironen: 21/02/2021 16:52

      Te lumte goja sa mire ia ke thene!

    • Doni: 21/02/2021 16:51

      Tirona, ne cdo vend te botes eshte bere keshtu. Te ruajme personalitetet se shpenzimet per ta jane me te medha. Tu jemi mirenjohes. Por ne Shqiperi meremi me sh embel me llafe se me thelbin. Tirona do beje mire te kerkoje e protestoje per ate shkaterrim qe ju be Tirones.

  • Kasem gahinji: 21/02/2021 11:43

    Zoti Edi duhet te jete me i qarte ne deklarimet e tij.Kur thote persona mbi 80 vjec ndryshon nga thenia "personalitetet mbi 80 vjec"Aq me teper kur permend emra te pervecem.njerezit para ligjit dhe per te drejten e jetes jane te barabarte.pergjegjesia e shtetit per jeten e tyre eshte e barabarte.Ndaj dhe e drejta e vaksinimit per jeten eshte e barabarte.Dallimi mes tyre per kontribute eshte te pensioni dhe privilegje te tjera te parashikuara ne ligj.por jo te e drejta per jeten.Ndaj duhet te jete i sakte ne ato qe deklaron.

    Përgjigju
  • Shaban: 21/02/2021 10:42

    Kur duhej bere gati pushka ne luften e kosoves thirret babain tim, edhe kur duhej restauruar flamuri i skenderbeut thirret mamane time. Sot ata nuk thirren si personalitete se pak njerez i njohin e nuk prodhojne vota.

    Përgjigju
    • Kb vlore: 21/02/2021 11:27

      Bravo KM! Ata qe u vaksinuan jane personalitete te Kombit, jane te pavdekshmit me te cilet ne krenohemi! Respekte per ta!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion