
Agjentët e BKH-së nga kontrollet e ushtruara në 28 ambiente, janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti. Gjithashtu janë sekuestruar edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar, motomjete si dhe një automjet luksoz i markës Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve të këtij aktiviteti.
Prokuroria e Posaçme vijon kryerjen e veprimeve hetimore për inventarizimin e të gjitha pajisjeve kompjuterike, sekuestrimin, analizimin e tyre si dhe identifikimin e të gjithë viktimave të veprës penale, në bashkëpunim me autoritetet e huaja.
“Viktima” të mashtrimit nga këto call centera janë shtetas italianë. Gjithashtu rastet janë denoncuar nga një emision investigativ në Mediaset ndërsa tashmë SPAK po bashkëpunon me homologët italianë lidhur me hetimet.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Operacioni kundër mashtrimit nga Call Center-at, SPAK: Kontrolluam 28 objekte, përfshirë 2 kulla luksoze! 8 të arrestuar, 3 vëllezërit në kërkim! Pronarët lëviznin me një 'Ferrari' (EMRAT)









