Mori 340 mijë euro për gjyqin e masakrës së Velipojës, Apeli lë në burg Milena Deraj! 30 vjeçarja njeh borxhin e Ferracakëve: Duhet tu kthej 225 mijë euro

TIRANË- Gjykata e Apelit e Juridiksionit te përgjithshëm la sot në fuqi masën arrest me burg për Milena Derajn, e akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

Ajo dorëzoi një deklaratë noteriale ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku por pretendon se u detyrohet më pak. Sipas saj, nga shuma 340 mijë euro që u kishte marrë për të shpëtuar të akuzuarit nga dënimi me burg përjetë për masakrën e Velipojës, në fakt u detyrohet 225 mijë euro.

Në deklaratën e saj noteriale ajo shpjegon se kur mori shumën prej 340 mijë euro nga Abedin Ferracaku, kontaktoi dy avokatë të suksesshëm, por njëri u tërhoq ndërsa tjetri është ende i angazhuar.Milena Deraj pretendon se pasi avokati i parë është tërhequr, ajo i ka kthyer shifrën 140 mijë euro, Adebin Ferracakut, përkatësisht 3 muaj më parë në Tiranë.

Ndër të tjera, Milena Deraj thotë se shifrën që i detyrohet Ferracakut, pra 225 mijë euro e ka deklaruar në prani të noterit Arian Mërkurit dhe të Elira Shytit, që është e besuara e Ferracakut sepse vetë ky i fundit, sipas dëshmisë së saj është në kërkim.

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka qenë personi i parë i kontaktuar prej saj për gjyqin në Shkodër, por pasi ka parë dosjen ai është tërhequr duke i thënë se me provat e akuzës nuk mund të shmangej dënimi dhe se duhej kërkuar gjykim i shkurtuar. Në deklaratë, 30-vjeçarja që ka punuar edhe në Kuvendin e Shqipërisë, pranon se duhet ti kthejë familjes Ferracaku edhe 225 mijë euro përfshirë borxhin dhe interesat. 

“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marre nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Ketë shume unë ia kam marre ne premtim te zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishe i përfshire, ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Unë kam kontaktuar dy avokate te suksesshmen për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gate zhvillimit te hetimeve/procesit njeri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.

Pasi është tërhequr Avokati i pare, unë i kam rikthyer Z. Abedin Ferracaku shumen prej 140,000 Euro (njëqind e dyzetmijë Euro). Këtë shume ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë Casa Italia, ne automjetin e tij Volksëagen Polo.

Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t'i paguaj fajde (interesa) Z.

Abedin ferracaku ne shumat 25,000 Eurto/muaj (njëzete e pese mije Euro ne muaj), para te cilat i janë paguar ne Tirane.

Unë Milena Derai deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaka shumen prei 200,000 Euro (dyqind mije Euro), plus interesin e fundit (muaji Maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzete e pese mije Euro), shume te cilën e kam deklaruar edhe një here tjetër me Deklarate Noteriale para Noter Arian Merkuri, ne prani te shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e Z. Abedin Farracalai, te cilin unë nuk mund ta takoj sepse është ne kërkim.”- thuhet në deklaratën e Milena Derajt.”- thuhet në deklaratë e saj noteriale.

Dy mashtrimet mijëra euroshe

E dyshuara, Milena Deraj, u arrestua më 22 maj 2023 pasi shkoi në policinë e Tiranës ku denoncoi se ishte kërcënuar me jetë për kthimin e shumave monetare që i kishte marrë familjes Ferracaku. Ajo akuzohet edhe për një rast tjetër mashtrimi ndaj shoqes së saj të cilës i ka marrë 225 mijë euro me premtimin për investim në bono thesari kundrejt fitimeve.

 Report Tv mësoi se e mashtruar nga Deraj është dhe Elira Shyti, me të cilën ka pasur marrëdhënie shoqërore të vazhdueshme. Duke qenë se Deraj kishte punuar në bankë, i premtoi shoqes së saj Shyti që të investonte në bono thesari, që më pas të përfitonte nga interesat. Burime bëjnë me dije se paratë Elira Shyti i ka dhënë Derajt edhe në bankë edhe në dorë.

Përmes një banke të nivelit të dytë janë kryer 2 transaksione me shumën e parë prej 47 mijë euro dhe të dytin prej 20 mijë euro. Sipas burimeve, pjesën tjetër të parave Elira ia ka dhënë Milenës në dorë. Pas kallëzimit të Shytit ajo ka deklaruar se paratë ia ka dhënë në shuma të ndryshme që variojnë nga 10 deri në 30 mijë euro, para që sipas saj i merrte borxh nga të afërmit. Megjithatë, kur Shyti po shihte se paratë nuk po i ktheheshin mbrapsht, bindi shoqen e saj Milena Deraj për firmosjen e një deklarate noteriale për shumën totale që i kishte dhënë prej 225 mijë euro.

Në kërkim të parave të saj, të cilat nuk po i ktheheshin, Elira Shyti takoi edhe burrin e Milenës, Genci Llakaj. Sipas dëshmisë së Elirës para hetuesve, Genci punonte në Kryeministri dhe ai e kishte garantuar që do t'i kthenin të gjitha lekët, bashkë me fitimin. Lidhur me rastin e mashtrimit të familjes Ferracaku në Shkodër, ndërlidhës mes Derajt dhe Ferracakëve ishte Elira Shyti.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit