Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton fletën gjigante të votimit, përmasat 60 me 30 cm! Qarku i Tiranës 539 emra në fletë! FOTOT si duken

TIRANË- Më e madhe se kurrë, fleta e votimit për 11 majin, në mbarë vendin do të jetë 60 cm e gjerë, dhe 30 cm e gjatë. Pavarësisht vërejtjeve të vogla të partive, komisioneri Ilirjan Celibashi miratoi përmbajtjen e fletës së votimit në të 12 qarqet, ku çdo subjekti i përket një kolonë.

Fleta e votimit ka këto masa gjigante pasi pasi në të do të përfshihen të gjithë emrat e kandidatëve për deputetë, qofshin ata në listë të mbyllur, por edhe në listën e hapur për të cilët mund edhe të votohet.

“Fleta e votimit është njësoj në kuptimin e madhësisë për të gjitha qarqet. Në Tiranë ka një dendësi më të madhe të emrave, por janë të gjithë të lexueshme, po të ishin me font më të madh do ishte më mirë. Por duke vendosur racionalitetin e madhësisë së fletës së votimit me mundësinë e leximit të kandidatëve, raporti qëndron mirë në këtë fletë votimi që kemi përgatitur.

Ajo që ngelet e rëndësishëm për kandidatët dhe forcat politike është që si asnjëherë tjetër më parë kanë përmbajtjen e fletës së votimit gati 1 muaj para fillimit të fushatës. Ndonjëherë na është dashur që të jetë fleta e votimit edhe në fushatë”, tha Celibashi.

Në krye është numri dhe logoja e partisë dhe koalicionit, e mes tyre kutia e madhe e bardhë ku votuesi duhet të zgjedhë subjektin. Më poshtë shënohet emri i koalicionit dhe kryetari i tij.

Në fjetën e votimit, janë pasqyruar kandidatët e listës së mbyllur, të renditur sipas partisë. Ata janë me shkronja më të vogla sesa kandidatët e listës së hapur, sepse nuk i nënshtrohen votës së zgjedhësve.

Në vijim të kolonës, me shkronja të mëdha, pa numër para, por me renditje sipas alfabetit të mbiemrave, janë kandidatët e hapur. Secili emër ka përpara një kuti, ku duhet të vendosë shënim zgjedhësi nëse preferon njërin prej tyre. Në këto zgjedhje kandidatët do të shënohen me Emër dhe Mbiemër në fletën e votimit, në ndryshim nga zgjedhjet  e 2021 kur kandidatët u shënuan pa emra, por vetëm me numra.

E njëjta fletë votimi do të shpërndahen dhe në diasporë. Prodhimi i fletëve do të bëhet si zakonisht në Slloveni, ku kompani Cetis do të printojë të parat ato që janë për t’u dërguar jashtë vendit.

“Besoj që ne do të mbyllim procedurat e përzgjedhjes së kompanisë që do bëjë printimin dhe besoj fillimi i javës së parë ose të dytë do fillojë shpërndarja në diasporë. Mund të fillojë edhe pak më herët nëse ia dalim që procesi i printimit jashtë vendimit të prodhohet më shpejt. Votuesit nga jashtë do të kenë jo më pas se një javë kohë që ta kenë fletën e votimit për të bërë përzgjedhjen e tyre”, u shpreh Celibashi.

Fletët për diasporën do të vijnë të palosura nga fabrika, për të lehtësuar në KQZ, procesin e mbushjes së zarfeve. Fleta e madhe e votimi sjell nevojën që të zmadhohen edhe dhomat e fshehta. Ato që kemi përdorur deri më tani, janë të papërshtatshme, pasi nuk e nxënë fletën e madhe e të gjerë 60 cm, e nuk garantojnë fshehtësinë e votës, pasi një vëzhgues partie mund të kuptojë se kë votoi qytetari.

Ndaj për 11 majin do të prodhohen të reja. Kjo nuk është pasoja e vetme. Nëse në çdo qendër votimi vendosej një kuti për të hedhur fletën, tani do të duhen të paktën dy të tilla në çdo qendër, që të mbajtur letrën. Një ditë më parë, KQZ hodhi shortin për renditjen e subjekteve, nga ku rezultoi se Partia Socialiste do të ketë numrin 5, ndërsa Koalicioni i Berishës, numrin 1.

Në fotogalerinë më poshtë mund të shihni se si do duken fletët e votimit më 11 maj për secilin qark.

Renditja e subjekteve në fletën e votimit
-Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore – Numri 1 
Partia Lëvizja Bashkë – Numri 2
Lëvizja Atdheu - Numri 3
Koalicioni Euroatlantik – Numri 4
Partia Socialiste – Numri 5
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet –Numri 6
Aleanca Kombëtare Shqiptare – Numri 7
Aleanca Demokracia e Re –  Numri 8
Koalicioni Djathtas për Zhvillim –Numri 9
Partia Mundësia - Numri  10
Partia Social Demokrate – Numri 11

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin': Sa herë ke provu çdo herë ke dështu (VIDEO)

'Kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë!' Rama i përgjigjet Bashës me 'Unikatilin': Sa herë ke provu çdo herë ke dështu (VIDEO)