Mashtrimi, Albpetroli bleu ujin
për naftë, në ditët e zgjedhjeve

TIRANE- Skandali i mbushjes me ujë të katër rezervuarve të naftës në kompaninë “Albpetrol”, është bërë objekt hetimi në prokurorinë e Fierit, e cila tashmë ka nisur hetimet duke marrë në pyetje disa persona. Ka qënë një kallëzim i ndërmarjes “Albpetrol” i firmosur nga drejtori aktual Endri Puka, i cili bashkangjitur me kallëzimin i ka vënë në dispozicion prokurorisë së Fierit, dhe letrën e shkruar nga përgjegjësi i sektorit të naftës në Zharrës, Përparim Braçe.

Të kontaktuar me telefon nga “Shqiptarja.com” zyrtarë të prokurorisë së Fierit, thanë se gjithçka ka ndodhur në kohën e pas fushatës elektorale në Korrik. Përqëndrimi i vëmëndjes se drejtuesve të institucioneve në rezultatin e zgjedhjeve elektorale, i ka dhënë mundësi disa personave që të futin katër autobote të mbushur me ujë në stacionin e Zharrëzës, duke i shkarkuar në katër rezervuarë. Aktualisht hetimi është përqëndruar në identifikimin e personave përgjegjës të këtij megamashtrimi, që është kryher në ditët e fundit të qeverisë Berisha. Sipas burimeve të dyshuarit kryesorë të këtij skandali, janë ish-Drejtori i Përgjithshëm i “Albpetrol”, Ferdinand Murati, Medi Mollasi, Agron Alicena, Xh.Rapaj dhe dy shoferët Andon Daja dhe Xhezmi Bushin.

Sekuestro dokumentave
Prej disa kohësh prokuroria e Fierit, ka sekuestruar dokumentacionin që është mbajtur nga puntorët e stacionit të naftës në Zharrës të Fierit, ku tregohet prania e katër autoboteve të mbushur me ujë. Sipas burimeve pranë kësaj prokurorie, gjiçka është shënuar në letër por askush nuk ka vepruar për të ndaluar mbushjen e rezervuarëve të naftës me ujë. Këto manovra i kanë interesuar dikujt. Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Fierit disa kohë më parë ka thirur për të dëshmuar disa prej ish-zyrtarëve të kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol”.

Nga ana e saj, prokuroria e Fierit shprehet se hetimi i kësaj çështje është prioritet, dhe se nuk mund të japin shumë detaje lidhur me veprimet hetimore që janë kryer gjatë kësaj kohe. Pavarësisht kësaj, burimet shtojnë se hetimet janë shtrirë dhe mbi disa kompani private konçesionare, që duhet të dorëzonin naftën tek kompania shtetërore “Albpetrol”. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë pasi në vend të naftës, pikërisht këto kompani kanë hedhur në rezervuara sasi të konsiderueshme me ujë. Ndërkohë që dëmi financiar për këtë rast llogaritet në mbi 133 mln lekë, duke marrë parasysh vetëm mungesën e 332 metër kub naftë në muajin Maj, pa llogaritur dëmin e shkaktuar nga shkarkimi i katër autoboteve me ujë në rezervuare. Muaji Qershor ka nisur me bilanc minus prej 332 metër kub.

Ku shkon nafta?
Manovrat e kryera nga kompanitë konçesionare, duke mashtruar “Albpetrol”-in, nuk janë të rastësishme. Në shumë raste përdoret praktika e shumave financiare nën dorë, dhe për pasojë në vend të naftës që duhet të dorëzojnë kompanitë konçesionare në “Albpetrol”, për disa puse që ky i fundit i jep me qëra shfrytëzimi, dorëzohet ujë ose produkte të tjera që nxiren nga puset. E gjithë kjo skemë mashtrimi është në interes të kompanive konçesionare, të cilat të gjithë naftën e nxjerë nga puset, e zotërojnë në rezervuarët e tyre dhe më pas e shesin. Në këtë histori mashtrimi, të fituar janë kompanitë konçesionare dhe drejtuesit e kompanisë “Albpetrol”, ndërkohë që dëmi shtetëror është kolosal.

NË DHJETOR 2013, KRYETARI I PD NË FIER MURATI U KALLËZUA PENALISHT
Në dhjetor të 2013 Ferdinand Murati, ish-administratori i “Albpetrol” njëherësh kryetari i PD në Fier është kallëzuar penalisht në prokurori, pasi një raport auditi e ka nxjerë me abuzime të rënda. Nisur nga ky konkluzjon, drejtori aktual i kompanisë shtetërore “Albpetrol”, Endri Puka, ka kallëzuar penalisht Muratin për veprën penalë të “Shpërdorimit të detyrës” “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimi i Kompetencave”. Rezultatet e kontrollit kanë evidentuar shkelje të shumta, të cilat ngarkojnë zotin Murati me përgjegjësi për veprat penale të sipërcituara. Gjatë kontrollit janë evidentuar mungesa në sasinë e naftës bruto prej 2.965 ton me vlerë 1.221.580 USD. Diferenca e mësipërme përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik.Për më tepër zoti Murati nuk u është përmbajtur rekomandimeve të lëna nga KLSH për situatën e sipërpërmendur. bKontrolli ka konstatuar abuzime në zbatimin e kontratave të shitjes se naftës bruto pasi është lejuar shitja e mallit në favor të një shoqërie që nuk ka qenë subjekt furnizimi sipas kontratës dhe tenderit të organizuar nga METE. Kësaj shoqërie, në kundërshtim me kontratën, i është lëvruar malli pa kryer pagesën e nevojshme në një kohë kur kontrata kërkonte që malli të parapaguhej ose të garantohej pagesa e tij nga sistemi bankar.

Braçe: Nga Visoka, erdhi 1500 metër kub vetëm ujë
Në letrën e tij Përparim Braçe shkruan se:”…Nga Visoka për në Zharrëz për bnmuajin Korrik kanë ardhur 1155 m3 = 1140 ton. Nga ky produkt që erdhi 1500 m3 ishin ujë dhe 60 m3 u hodhën te R 8 nga evadimi i R 1 që kishte 2 vjet pa evadim dhe që ishte këputur gjuhëzi i saraqineskës. Nafta që ka ardhur nga Visoka përqindja e ujit ka qënë më e madhe se ç’shkruhej në dokument dhe këtë shqetësim e trajtova me shefin….” E gjithë kjo praktikë tashmë është në fazën e verifikimit të plotë nga prokuroria e Fierit. Organi i akuzës mësohet se i ka kërkuar dhe bashkëpunim ndërmarjes shetërore “Albpetrol”, për të zbuluar megamashtrimin. Verifikime janë duke u kryere dhe për sa i përket zbulimit të autoboteve, ku janë kontrolluar targat e tyre, por për këtë pjesë prokuroria nuk pranon të flasë dhe të japë detaje të shumta se kush prej kompanive konçesionare i përkasinkatër autoboteve që kanë shkarkuar gjatë muajit Korrik, ujin në rezervuarët e naftës.

faksimile

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

'Do e shikosh kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës

'Do e shikosh kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës