Eksperti i IT, Besnik Selmanaj jep këshilla se si të mbroheni nga mesazhet mashtruese që po qarkullojnë në rrjetin social WhatsApp, mes tyre mesazhi për të votuar një balerinë me emrin Sara. Në një intervistë për Report Tv, ai thekson se mesazhe të tilla synojnë vjedhjen e të dhënave të përdoruesve, deri tek të dhënat bankare apo të dhëna të tjera konfidenciale.
Eksperti shpjegon se nëse ky mesazh ka mbërritur në celularin tuaj dhe ju thjesht e keni hapur dhe keni klikuar linkun, deri në këtë pikë nuk përbën problem. Gjithçka nis në rast se ju filloni të plotësoni të dhënat që u kërkohen pasi të keni klikuar linkun.
“Nëse thjesht hapni thjesht mesazhin s’ka asnjë lloj problemi. Problemi nis në momentin që plotësojmë të dhënat që na kërkohen për votimin. Ka raste që kërkohen vetëm të dhëna personale, ka raste që kërkohen dhe pasworde që u vjen për konfigurimin e WhatsApp në një pajisje të dytë, nëse e vendosuni dhe këtë pasword, hackerët do kenë akses të plotë tek bisedat e reja.
Kostoja si individuale por edhe për kompanitë është e lartë, kemi persona që mund të vendosin edhe të dhëna bankare. Nëse do jemi të kujdesshëm, kuptohet që ka shumë gjëra që çalojnë, që nga emri i faqes nuk është i zakonshëm. Nëse shohim mënyrë e përdorimit të shqipes, është shqipe e gjenerauar me inteligjencë artificiale”, tha eksperti.
Eksperti jep edhe këshillat se si të ruheni në rast keni plotësuar të dhënat dhe se çfarë hapash duhet të ndiqni. Fillimisht duhet të kontrolloni settings për të verifikuar në sa pajisje është e hapur llogaria juaj e WhatsApp, si edhe të aktivizoni masat shtesë të sigurisë që ofrohen nga vetë aplikacioni, ose siç quhet ndryshe “two-step verification”.
“Të gjithë kemi edhe komunikime financiare në WhatsApp, imagjinoni dikush që ka akses, mund të krijojë akses edhe tek të dhënat bankare. Por diçka që është e rëndësishme, dikush ka qasje të rrjeti juaj social, një pjesë qytetarësh mund të kenë dhe komunikime sensitive. Ata mund ti ruajnë dhe ti përdorin në një moment të dytë. Pikë se pari shkoni tek settings, kontrolloni nëse ka pajisje të tjera të lidhura me ËhatsApp e tyre. E dyta të aktivizoni two step verification, të shihen nëse janë ndryshuar adresat e email tek WhatsApp etj”, tha eksperti.
Lajmi kryesor:
Alarm për përdoruesit e WhatsApp, ‘mashtrimi i balerinës’ mbërrin në Shqipëri! Eksperti: Mos e klikoni, ju vjedh të dhënat









