Mashtrimi me dy pallatet, ish-kreu i komunës së Kasharit me 5 vartësit dhe një biznesmen në gjyq (Akuzat)

TIRANE-Prokuroria ka mbyllur hetimet duke marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe falsifikim ish-kryetarin e komunës së Kasharit i zgjedhur asokohe nga PD-ja, Besnik Fuçia, pesë vartësit e tij dhe një biznesmen me akuzën e abuzimit me lejet e ndërtimit dhe hipotekimet.

Të akuzuar përveç Besnik Fuçisë janë; ndërtuesi Stefan Çaushi, ish-përgjegjësi i zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit J. M.që ka firmosur aktet, inxhinierja M. D., E. S. dhe T.Sh..

Nga hetimet e drejtuara nga prokurori Bledar Maksuti doli se ishte regjistruar dy pallate në emër të një firmë që nuk i takonte me certifikatë pronësie. Besnik Fuçia u arrestua në maj të këtij viti dhe më pas u lirua duke u hetuar me masën detyrim paraqitje. Tashmë dosja ka kaluar në gjykatën penale.

Skema si u zbulua mashtrimi
Personi që bëri kallëzimin në prokurori ishte ndërtuesi Arben Petriti, ku nga hetimet erdhën edhe arrestimet. Dy ndërtuesit, Stefan Caushi dhe Arben Petriti kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%.

Por pronësinë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, sipas akuzës, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve. I gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës të gjitha personat e përfshirë në tjetërsimin e pronësisë së pallateve në fjalë.

Stefan Caushi është administratori i Shoqërisë “INA-2004” shpk, shoqëri e cila ka fituar të plotë pronësinë e dy pallateve që morën lejen e ndërtimin ne vitin 2006.  Kjo shoqëri në kundërshtim me ligjin më datë 14 janar të vitit 2015 mori nga ish-Komuna e Kasharit certifikatën e përdorimit e vetme dhe jo së bashku me Arben Petritin ashtu siç është në dokumente.

Pasi ka marrë pronësinë pallatet në fjalë janë shitur dhe Arben Petriti në kallëzimin e tij ka deklaruar se është njoftuar në rrugë informale në lidhje me mashtrimin që po i bëhej duke bërë kallëzimin që sot vendosi para drejtësisë 6 zyrtarë dhe ortakun e tij.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 13/09/2019 14:37

    More ...thjesht me lind nje pyetje : Kush ka bere me shume dem Komunitetit, Bashkise apo edhe vendit..... Ai Roshi i Kavajes qe kishte perdhunuar ne grup kur ishte 16 vjec apo ky Besnik Fucia?......???? Per ate Roshin nuk la gje pa thene, pa bere e pa fajesuar .... kurse per kete nuk ka asnje pronocim... dhe me plot te drejte mund te themi se ky kryebashkiak i PD e ka bere kete "krim" kur ka qene PD ne pushtet dhe PD (drejtuesit e saj) duhet te kene patur dijeni te plote...madje edhe e kane ndihmuar ne shkembim te nje shperblimi... Kurse Rama nuk besoj se e dinte se cfare kishte bere ne Itali Rroshi...dhe nuk kishte si ta dinte , pavaresisht se PD ngulte kembe se kjo behet me deshiren dhe vullnetin Rames... Kush ka pak tru e kupton se sa t pacipe jane ata te PD (politikanet e saj)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini