Në studion e emisionit “Përballje’ në Report Tv avokati Arben Llangozi bën përgjegjës guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe stafin e tij
Ka vetëm një përgjegjës që është guvernatori i BSH-së me stafin e tij. Këta shtetas kanë licencuar dhe i kanë dhënë të drejtën të ushtrojë aktivivitetin por nuk e ka mbikqyrur siç duhet
“Në momentin që ministrja Etilda Gjonaj (ish ministre e Drejtësisë) ka bërë kallëzim penal ka njoftuar dhe Guvernatorin për skemën mashtruese, por në vend që të merrej masa nga BSH e shteti është marrë vendim drastic. Dy javë pas bërjes së kallëzimit, ministrja është shkarkuar nga detyra. Dyshohet se ky grup kriminal ka qenë aq i fuqishëm sa ka shkarkuar ministren Gjonaj.
Për më tepër nga 2020 – 2024 Guvernatori ka pasur relacionion para syve të tij, e vetëm ditën e djeshme pasi u caktuan masat mori vendim për heqjen e licencës. E mori vendimin sepse nga ana e prokurorisë së posacme ka një hetim dhe në dijeninë time ka një masë arresti nuk po ekzekutohet nga prokuroria e posacme. Nuk e di pse nuk ekzekutohet por duhej të ishte ekzekutuar se ai ishte përgjegjësi kryesor për këtë skemë.
Kjo skemë mashtrimi është kryer në mes të Tiranës, në një godinë përballë ministrisë së Drejtësisë dhe pjesë e saj kanë qenë një staf prej 200 vetash, avokatë e përmbarues
Vjedhja është një skemë shumë e gjerë mashtrimi. Ka qenë një staf prej 200 vetash, avokatë, përmbarues që kishin një godinë në mes të qendrës, ngjitur me ministrinë e Drejtësisë dhe ushtronin aktivitetin tregtar. Nëse një qytetar kishte marrë kredi e kishte shumë nga ata qytetarë që e kishin vërtetim që ishte shlyer kredia, sërish njoftoheshin nga ky grup që kishin një kredi të pashlyer e duhej të paraqiteshin pranë këtij institucioni.
Në këtë moment njerëzit sorrollateshin, dhe pranonin si pjesë negociatave vetëm nëse do nënshkruaje një kontratë të re kredie. Pra ti nuk kishe kredi por që të hiqej sekuestroja duhej të nënshkruaje kontratën e re të kredisë.
Nga informacionet që kam unë asnjë qytetar nga ato nuk ka dosje për çedim kredie. Kjo është një skemë edhe më skandaloze. Ka lëshuar gjykata urdhra ekzekutimi për kontratat e kredive për të gjithë qytetarët kur në dosje mungon: se ka pasur nga ata qytetarë që kanë likuiduar por u kishte ngelur një pjesë e vogël. Ka pasur raste kur ai kishte shlyer kredinë tek banka e rezultonte debitor 50 milionë lekë. Kjo bëhej sipas interesave të tyre, tha avokati në studio me gazeten Rovena Neziri në Report Tv.
Lajmi kryesor: