'Si Piramidat!' gazetari Doçi zbulon kokat e skemave të mashtrimit me mikrokredite: Milionat dolën me çanta jashtë, u çuan në Europë e offshore

TIRANE- Skema e piramidale e mashtrimit me microcreditet e zbuluar nga prokuroria e Tiranës është vetëm maja e ajsbergut, thotë gazetari Adriatik Doçi në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv.

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata firmosi dje masa arresti për nëntë persona të dyshuar për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale” administratorë dhe përmbarues nga institucionet financiare Micro Credit Albania, ADCA, si dhe shoqërive përmbaruese Zig, FS, FLASH.

Por gazetari  Doçi beson se të arrestuarit janë vetëm zbatues ndërsa kokat janë të tjerë. Madje shkon deri atje sa thotë se të implikuar në këtë skemë piramidale të mikrokredive janë dhe përfaqësues të BSh e politikanë e ish ministra.

“Këta personazhet që janë në foto (personat me masë sigurie) janë vetëm disa punonjës e zbatues që u ka ngelur vula e fundit në dorë, por nuk janë koka e skemës piramidale.Koka e kësaj skeme janë çifti Arben Meskuti dhe Ernela Çuberi dhe Elda Ibro e Olsio Ibro. Vetëm këta të fundit janë në masë sigurie nga prokuroria.

Kjo është koka e zbatimit të zhvatjes së qytetarëve. Ndërsa të implikuar janë krerë bankash, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, përfaqësues politik por

dhe ish ministra” thotë në studio gazetari Doçi.

100 mijë viktima të skemës piramidale

Viktimat e kësaj skeme që është e ngjashme me piramidat e 1996 mendohet se janë 100 mijë qytetarë.

“Është pranuar nga BSH se numri i kredive të këqija që i kanë kaluar këtyre kërpurdhave financiare, financiare është rreth 100 mijë’ thotë në studion e Report Tv, gazetari Doçi

Por çfarë ka ndodhur?

Në 2014 niveli i kredive të këqija arriti në gati 25%, një nivel shqetësues gati për të falimentuar sistemin bankar.

Nga 25% i këtyre kredive, problemi ishte 25 kompani të mëdha që kishin 60% të borxhit të keq. Qytetarët që janë viktima të kësaj skeme besohet se janë vetëm 10% e kredive të këqija në 2014. Ndërsa sot nga 25% niveli i kredive të këqija ka shkuar në 4% duke iu referuar të dhënave të BSh.

Si u ngrit skema e grabitjes?

Një qytetar merr një overdraft në një bankë të nivelit të dytë, ose mikrokreditë e tjera. Në një moment nuk ka pasur mundësi të shlyejë. Banka e nivelit të dytë ia ka shitur këtë kredi të vjetër MCA e ADCA, Zig.

Problemi këtu ishte se nuk ka legjistlacion të bazuar. Nga kjo paligjshmëri u ngrit skema e grabitjes.

Si ranë në grackë qytetarët?

Duke sjellë shembull si një qytetar ra në grackë, gazetari Doci tha se në disa raste vec sekuestrimit, pronat janë shitur në ankande fiktive dhe më pas janë rishitur dhe blerë nga i njëjti grup. Madje thotë se nuk bëhet fjalë për dhjetra miliona euro të zhvatura e jo 3 mln euro sa ka gjetur prokuroria.

Një familjari që ka 1 mln lekë borxh një banke të nivelit të dytë, i ka kaluar MCA e Arben Meskutit dhe Olsi Ibros e MCA në mënyrë arbitrare e kalon në 4 – 8 milionë lekë në mënyrë arbitrare. Më pas merret hapi shantazhues e shtrëngues.

Që do të thotë pasuritë që ka ai në emër të tij apo familjarëve të tij i ka kaluar në emër të subjektit të microkredisë. I mbahet prona peng. Ka pasur raste kur janë bërë ankande fiktive dhe të fshehtë.  Psh një banesë që mund të ketë kushtuar 100 mijë euro është shitur në ankand fiktiv dhe të fshehtë për 7 mijë euro dhe e ka blerë i njëjti grup. Pastaj shtëpia është shitur me vlerën që ka patur dhe paratë janë marrë. Një pjesë shumë e vogël është futur në sistemin bankar, se prokuroria ka bërë verifikime e ka gjetur 3 mln euro. Besohet se janë dhjetra miliona euro të zhvatura nëse prokuroria do të hapë të gjitha dosjet.

U tentuan të zhdukeshin provat! Milionat e vjedhura u cuan në offshore

Sipas gazetarit dosjet e mikrokredive janë rreth 100 mijë dosje. Madje denoncon se është ndërhyrë në arkivën e ministrisë së Drejtësisë për të vjedhur dosje për të zhdukur këtë skemë piramidale.

“Një fakt kompromentues është se 60 mijë dosje kanë qenë në Ministrinë e Drejtësisë dhe unë kam të dhëna që është ndërhyrë dhe në arkivën e ministrisë së Drejtësisë dhe janë vjedhur për të zhdukur këtë skemë piramidale. 

Një fakt tjetër është që vetë ministria e Drejtësisë e ka denoncuar në shkurt 2020 dhe prokuroria pas 3. 5 viteve ka marrë këto masa sigurie por është për të larë duart, sepse kokat e grupit nuk janë. Kam të dhëna që paratë janë çuar me çanta jashtë në Europë e në vende offshore e në banka janë gjetur 3 mln euro që nuk justifikohen me veprimtarinë e këtyre kompanive.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
'Borxhet nuk falen!' Çfarë ndodh pas heqjes së licencave të subjekteve që mashtruan me mikrokreditet? Ekspertët sugjerojnë zgjidhjen

Viktimat e skemës së mashtrimit me mikrokredite mendohet se janë 100 mijë qytetarë.Por pikëpyetja e madhe është se çfarë do të ndodhë me kreditë që i kanë kaluar këtyre subjekteve financiare dhe me qytetarët. Banka e Shqipërisë njofti dje se hoqi licencën për dy subjekte MCA dhe Final.

Avokati Arben Llangozi në studion e emisionit ‘Përballje’ e quan gabim të radhës, - pas mos mbikqyrjes së aktivitetit të këtyre subjekteve - vendimin e BSH-së për heqjen e licencës këtyre subjekteve.

“Banka e Shqipërisë legjitimoi skemën kriminale duke i hequr licencën. Për mendimin tim nuk duhet tju ishte hequr licenca por duhet të ishte administruar nga shteti. Në momentin që ka një proces penal prokuroria kërkon në gjykatë sekuestrimin e kompanive dhe të ishte caktuar administrator shteti dhe aty fillonte kontrolli, por me këtë goditje, e ka lënë pa kontroll dhe kompanitë mund ti fshehin të gjitha, sepse nuk kanë më licencë. Qytetarët do të vazhdojnë kalvarin e vuajtjeve, por për çdo ditë kredisë ju rritet kredia, dhe qytetarët ngarkohen me borxhe”

Gazetari Doçi sugjeron ndërhyrjen e qeverisë? Banka e Shqipërisë bëri gabimin e radhës.

“BSH tha se do të menaxhohet si portofol por nuk ka asnjë lloj zgjidhje ligjore. Nuk është parashikuar që kreditë të kthehen mbrapsht sepse janë individuale.
Është koha që të ndërhyjë qeveria me një vendim të posacëm ose të falen si kredi. Kreditë e këqija të qytetarëve nuk janë shumë e madhe krahasuar me 35 kompani që vijoj të mëshoj e përbëjnë 60% të borxhit të keq në Shqipëri”

Eksperti i Ekonimisë Zef Preçi thotë se është koha që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë për të administruar këto pasuri të sekuestruara dhe kredi të pashlyera.

"Është detyrim i parlamentit dhe BSH ka iniciativë ligjore, të ofrojë një draft ligj. Mendoj se këto pasuri duhet të kalojnë në favor të shtetit, pra BSH, këto pasuri për tu administruar, pasi individët nuk i shpëtojnë detyrimeve të një kontratë civile. Por a preket shtëpia. Ajo marrëdhënie nuk mund të çojë në sekuestrimin e shtëpisë apo 500 herë më shumë se borxhi. Çfarë thotë shërbimet inteligjente, se kjo skemë është shumë komplekse. Është detyrim i BSh, parlamentit e ministrisë së Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë nuk mund të fshihet pas letrave kur përmbaruesit privatë u ushtrua dhunë shantazh mbi kredimarrësit. U përcollën para me origjinë kriminale. Se zhvlerësimi i pronës që ka ndodhur ka zbritur deri në 10% të vlerës së kolateralit dhe kjo është burim për krimin e organizuar dhe burim për varfërinë e shoqërisë"

Ora 15:35
Mashtrimi me mikrokredite! Avokati: 200 avokatë e përmbarues pjesë e skemës! Në SPAK ka një masë arresti, edhe guvernatori Sejko përgjegjës!

Në studion e emisionit “Përballje’ në Report Tv avokati Arben Llangozi bën përgjegjës guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe stafin e tij

Ka vetëm një përgjegjës që është guvernatori i BSH-së me stafin e tij. Këta shtetas kanë licencuar dhe i kanë dhënë të drejtën të ushtrojë aktivivitetin por nuk e ka mbikqyrur siç duhet

“Në momentin që ministrja Etilda Gjonaj (ish ministre e Drejtësisë) ka bërë kallëzim penal ka njoftuar dhe Guvernatorin për skemën mashtruese, por në vend që të merrej masa nga BSH e shteti është marrë vendim drastic. Dy javë pas bërjes së kallëzimit, ministrja është shkarkuar nga detyra. Dyshohet se ky grup kriminal ka qenë aq i fuqishëm sa ka shkarkuar ministren Gjonaj.

Për më tepër nga 2020 – 2024 Guvernatori ka pasur relacionion para syve të tij, e vetëm ditën e djeshme pasi u caktuan masat mori vendim për heqjen e licencës. E mori vendimin sepse nga ana e prokurorisë së posacme ka një hetim dhe në dijeninë time ka një masë arresti nuk po ekzekutohet nga prokuroria e posacme. Nuk e di pse nuk ekzekutohet por duhej të ishte ekzekutuar se ai ishte përgjegjësi kryesor për këtë skemë.

Kjo skemë mashtrimi është kryer në mes të Tiranës, në një godinë përballë ministrisë së Drejtësisë dhe  pjesë e saj kanë qenë një staf prej 200 vetash, avokatë e përmbarues

Vjedhja është një skemë shumë e gjerë mashtrimi. Ka qenë një staf prej 200 vetash, avokatë, përmbarues që kishin një godinë në mes të qendrës, ngjitur me ministrinë e Drejtësisë dhe ushtronin aktivitetin tregtar. Nëse një qytetar kishte marrë kredi e kishte shumë nga ata qytetarë që e kishin vërtetim që ishte shlyer kredia, sërish njoftoheshin nga ky grup që kishin një kredi të pashlyer e duhej të paraqiteshin pranë këtij institucioni.

Në këtë moment njerëzit sorrollateshin, dhe pranonin si pjesë negociatave vetëm nëse do nënshkruaje një kontratë të re kredie. Pra ti nuk kishe kredi por që të hiqej sekuestroja duhej të nënshkruaje kontratën e re të kredisë.

Nga informacionet që kam unë asnjë qytetar nga ato nuk ka dosje për çedim kredie. Kjo është një skemë edhe më skandaloze. Ka lëshuar gjykata urdhra ekzekutimi për kontratat e kredive për të gjithë qytetarët kur në dosje mungon: se ka pasur nga ata qytetarë që kanë likuiduar por u kishte ngelur një pjesë e vogël. Ka pasur raste kur ai kishte shlyer kredinë tek banka e rezultonte debitor 50 milionë lekë. Kjo bëhej sipas interesave të tyre, tha avokati në studio me gazeten Rovena Neziri në Report Tv. 

Ora 15:16
Mashtrimi me mikrokreditet, eksperti i Ekonomisë Zef Preçi: Ta hetojë SPAK, në skemë janë përfshirë shumë institucione

 

Institucionet financiare jobankare janë njëlloj si bankat me përjashtim që nuk lejojnë të krijojnë depozita. Ato kanë luajtur një rol në zonat ku bankat nuk janë active dhe nuk operojnë. Por ku qëndron problemi që u krijua kjo skemë mashtrimi.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë se ekzsiton baza ligjore por se  Banka e Shqipërisë e ka konsideruar shitjen dhe rishitjen e kontratës si product bankarë.

Ndërkohë përfshirja e përmbaruesve dhe parave të pista në këtë proces. ‘Këtë vetëm prokuroria Banka e Shqipërisë e Parlamenti nuk e dinin se I gjithë opinioni publik kishte 6 vjet që zien për këtë punë” thotë Preçi i ftuar në studion e emisionit ‘Përballje’ në Report Tv.

Preçi beson se e gjithë skema është pjesë e keqqeverisjes,si bëhet paraja e shpejt është pjesë e krimit të organizuar

“Uroj që prokuroria të ketë përgjegjshmërinë tia çojë SPAK. Shkalla e përfshirjes së institucioneve superiore, monitoruese e mbikqyrëse përfshirëse në systemin banker dhe më gjerë, përfshirë Agjencinë kundër pastrimit të parave, Tatim Taksave, Kadastrën e të tjerë është shumë më e gjerë nga sa duket në pamje të parë. Rreziku i tensioneve sociale për shkak se preket pjesa më e varfër e shoqërisë. Bëhet fjalë për 100 – 150 mijë familje që kanë nevojë për ndërhyrje ligjore”

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bato: 24/05/2024 17:03

    Qartazi nje bande kriminale, qe i ka rrenjet ne B. Kombetare, merr zhvillim nga gjykatat e permabaruesit dhe hedh shtat nga paaftesia e administrates se larte shteterore. Eshte bindese qe mininstren e kane shkarkuar keta.

    Përgjigju
  • Parajsë për taksa: 24/05/2024 16:01

    Paratë ikën në Europë thotë. Pse nuk i çuan në Kinë? Se Europa i mbron kriminelët.

    Përgjigju
  • Gani: 24/05/2024 15:35

    Banka e Shqiperise, ka detyrimin ligjor te kontrollit, dhe mbikqyrjes se institucioneve financiare banka, jobanka, unionet kursim Kredit, microcredite, zyrat e kembimit valutor, pagesave Elektronike e Jo vetem etj. Personat fizike Kane marre kredi ne institicionet e licensuara nga BSH, dhe ato Kane marredhie kredidhenes/Kredimarres dmth Bänke/Klient, kjo ne baze te legjislacionit ne fuqi dhe Kodit Civil. Nuk mund ta sheesh, transferosh kredine pa informur me pare kredimarresin. Eshte interpretim I gjate, por Banka e Shqiperise eshte pergjegjese, sikurse edhe institucioni financiar qe ka levruar kredine, te cilet ne bashkepunim ne modelin Arben Meksuti etj ja kaleruan neben ketij Kombi. SPAK KU je? Nuk eshte pune per prokurorine e Tiranes, Eshte grup i strukturuar krimimal, qe me nje agjende te caktuar granit pronat e shqiptare e.

    Përgjigju
    • Banka Komtare: 24/05/2024 16:50

      O miko ësht çuni tezes Gaz Demit guvernatori... kshu që po ta veni çik trrunin në lëvizje kuptohen shum gjona. Qarkullojn miliona € në dit e Gent Sejko me Gaz Demi morin % e vet..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!