TIRANE- Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj zbuloi sot se nga skema e mashtrimit të bizneseve me TVSH por dhe veprimeve të tjera korruptive i është shkaktuar shtetit një dëm prej 8 milionë dollarësh.
“Gjatë muajit nëntor - dhjetor, tatimet do të nisin një kontroll në mbarë vendin për bizneset që nuk janë të regjistruar. “- tha Shehaj sot duke shtuar se “ky institucion vazhdon auditimet për mashtrimet me skemën e TVSH-së” dhe se “janë gjetur edhe skema të tjera të mashtrimit të bizneseve me TVSH-së dhe deri më tani evazioni fiskal është 8 milionë dollarë, nga kjo skemë por edhe nga veprimet e tjera korruptive.”
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, u ka bërë thirrje të gjithë ekspertëve dhe studentëve të ekonomikut të mund të aplikojnë për 150 vendet e punës që janë hapur në të gjitha degët e tatimeve të vendit. Deklarata janë bërë në ceremioninë e shpërndarjes së certifikateve për 40 studentë të Ekonomikut, që u bënë pjesë e nisëm së kësaj drejtorie për sensibilizimin e qytetetarëve për kuponin tatimor.
Pak ditë më parë u zbulua sesi kompanitë fantazëm kineze që paraqitëshin se “tregtonin” jashtë kufinjve të shtetit naftë, krom dhe produkte të tjera, i kanë shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit që përllogaritej në mbi 515 milion lekë të reja. Abuzimi financiar ishte zbuluar nga një audit i brendshëm i Ministrisë së Financave, i cili konstatoi se e gjithë kjo skemë mashtrimi ishte bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në bashkëpunim e me dy përfaqësues ligjorë të rreth 11 subjekteve që dyshohet se janë pjesë e kësaj skeme manipulatore. TVSH false për 515 milionë lekë nën akuzë kryetatimori
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com