Report Tv ka zbardhur dënimin e ish-ministrit peruan, Manuel Augusto Blacker Miller, i ndaluar nga drejtësia shqiptare në vitin 2015 me akuzën e përvetësimit të pronës dhe mashtrim me biznesnin e plehrave. 

Ai është dënuar me 8 vite burg në Shqipëri, ndërkohë që është i proceduar edhe më parë për probleme me ligjin në vendin tonë. Miller është dënuar nga Gjykata e Tiranës pas 42 seancave gjyqësore në ngarkim të tij. 

Ish-ministri Jashtëm peruan hapi biznes në Shqipëri për riciklimin e plehrave si administator i “Apollonio Investment” Shpk.

Ai ka fituar shtetësinë shqiptare pas arratisjes në Peruja ku është në kërkim për mashtrim dhe korrupsion.

Manuel Augusto Blacker Miller ka mbajtur detyrën e ministrit të Jashtëm të qeverisë së Alberto Fujimoto në vitet 1991-1992.

detajet e mashtrimit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com