Korçë- Një 49-vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar nga policia pasi u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të mashtrimit.
Në muajin Maj të vitit 2014, shtetasja Valbona Musa në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nëpërmjet mashtrimit i kanë përvetësuar shtetasit F.M një shumë parash duke i premtuar se do ta ndihmonin për regjistrimin e pronave të tij në Hipotekën e Korçës.
Njoftimi i policisë:
Ndalohet një shtetase në kërkim, e dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi, kryer në bashkëpunim".
Specialistët e Seksionit për Krimin ekonomik-financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetases në kërkim :
Valbona Musa, 49 vjeçe, banuese në Korçë.
Ndalimi i saj u bë nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1 në Tiranë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 608 datë 27.10.2015, e ka dënuar këtë shtetase me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Në muajin Maj të vitit 2014, kjo shtetase në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nëpërmjet mashtrimit i kanë përvetësuar shtetasit F.M një shumë lekësh, duke i premtuar këtij të fundit, se do ta ndihmonin për regjistrimin e pronave të tij në ZVRPP-Korçë dhe pajisjen me çertifikatë pronësie.