Avni Buci, 48 vjeç, është ekstraduar ditën e sotme nga Zvicra në drejtim të Shqipërisë për të vuajtur dënimin me 6 vite burg nga gjykatat shqiptare për krimet e “Mashtrimit”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimit me kredi”.
Policia njofton se Buci ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim.
Avni Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.