SHKODER-Telefonoi agjencitë funerale duke ju kërkuar shërbime për transportin e familjarëve të vdekur dhe para se të blinte kostumin e ceremonisë mortore, i ka vjedhur paratë e më pas është larguar.

Në 1 javë bjedh 100 mijë lekë

Në këtë mënyrë një 35-vjeçar ende i paidentifikuar ka mundur të mashtrojë 4 agjenci funerale duke ju marrë atyre në total rreth 100 mijë lekë, ndërsa prej 1 jave ai është shpallur në kërkim nga policia e shtetit.
 
Kallëzimi është depozituar nga një agjenci Funerale në Shkodër e cila ka rënë pre e para e mashtrimit të personit të shpallur në kërkim.
 
Sipas kallëzimit rezulton se ky shtetas pasi telefonon agjencitë funerale u kërkon atyre para për të blerë dhe rrobat për të ndjerin që do të marrë pranë morgut të spitali me pretendimin se do ja u kthej sapo të arrij në vendlindje.
 
Sapo merr paratë ai ndalon mjetet e funeralit me pretendimin se do blej kostumin, e nga ai çast zhduket.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com