TIRANË- Është arrestuar një administrator dhe dy menaxherë të tri pikave të karburantit në Tiranë pasi mashtruan klientët me sasinë e karburantit.
 
Sipas njoftimit të policisë, të arrestuar janë: K. Mersinaj, administrator i "D...." shpk; E. Tauzi, menaxher i një pike "F....." sh.k.p dhe Sh. Berliku, menaxher i një tjetër pike karburanti " P..... ir".
 
Deri në këtë pikë hetimin, Policia e Shtetit në bashkëpunim edhe me institucione të tjera të akuzës, nuk kanë arritur në një përllogaritje për dëmin e shkaktuar ndaj klientëve të këtyre pikave. Kjo pritet saktësohet në ditët në vijim.
 
Hetimi është nisur kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, njësia Task-Forcë dhe Policisë së Shtetit.
 
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)