'Ju marrim nga banka, jeni përzgjedhur për të perfituar interesa më të larta' vihet në pranga 36-vjeçarja dhe shpallet në kërkim një tjetër për mashtrim në Tiranë

'Ju marrim nga banka, jeni përzgjedhur për të perfituar interesa më të larta' vihet në pranga 36-vjeçarja dhe shpallet në kërkim një tjetër për mashtrim në Tiranë

Një 36 vjeçare është arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë përvetësuar shumën 1.600.000 lekë të rinj, nga një qytetar që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë, duke e mashtruar atë me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient.

Burime për Report TV bëjnë me dije se në pranga është vënë Valbona Golemi, e cila në bashkëpunim me shtetasin S.K kanë mashtruar qytetarin, dhe dyshohet edhe për të tjerë, duke u thënë se je përzgjedhur nga banka si fitues për të përfituar interesa me të larta bankare, ndaj tërhiqi lekët dhe dërgoji tek drejtoria qendrore e bankës.

Qytetari ka tërehequr paratë nga banka dhe i ka dorëzuar aty për ti futur atje me interes dyfish. Kur klienti ka shkuar që ti tërheqë interesin, lekët e tij nuk figuronin askund dhe ka bërë kallëzim në polici.

Në bashkëpunim me prokurorin u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe u arrestua 36-vjeçarja dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori.

'Prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtruan një qytetar me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient, vihet në pranga një shtetase, shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nisur nga informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtronin klientë me faktin se ishin përzgjedhur si fitues nga banka dhe për rrjedhojë do të përfitonin interesa më të larta për depozitat si klientë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interesat”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja:  V. G., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.  Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. K.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përvetësuar shumën 1.600.000 lekë të rinj, nga një qytetar që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë, duke e mashtruar atë me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që kanë kryer këta shtetas.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja