Maska që shërben për të gjitha llojet e fytyrës, ja si ta përgatisni në kushte shtëpie

Maska që shërben për të gjitha llojet e fytyrës, ja si ta përgatisni në kushte shtëpie

Foto Ilustruese

Kastraveci është i përbërë nga uji në 95% të masës së tij prandaj hidraton edhe lëkurat më të yndryshme. Eshtë një përbërës shumë i mirë për të freskuar, pastruar, reduktimin e njollave nga dielli, aknet dhe sigurisht për t’a bërë fytyrën më të shndritshme.

Ndërsa domatja, një produkt që nuk duhet të mungojë në dietën tuaj të përditshme, por dhe në kujdesin e fytyrës. Ajo përmban vitaminë A,vitaminë C dhe kompleksin e vitaminës B. Redukton shenjat e akneve, redukton radikalet e lira, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe në mbajtjen e elasticitetit të lëkurës.

Përbërësit:

-1/2 domate e qëruar
-1/4 kastravec i qëruar

Përgatitja: 

Përzieni në blender të dy produktet dhe më pas vendosini në fytyrë. Prisni që maska të marrë temperaturën e dhomës dhe aplikojeni në fytyrë. E mbani 15 minuta. Më pas bëni shpëlarjen e fytyrës me ujë të ftohtë dhe maskën mund ta mbani deri në 3 ditë në frigorifer (Kujdes se më pas mund të mbajë erë të keqe).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja