Maskat e detyrueshme, Braçe: Virusi nuk bën dallime! Ky është normaliteti i ri, mos dëgjoni politikanët që bëjnë rolin e mjekut

Maskat e detyrueshme, Braçe: Virusi nuk bën dallime! Ky është normaliteti i ri, mos dëgjoni politikanët që bëjnë rolin e mjekut

Erion Braçe

Për vendimin e mbajtjes së detyrueshme të maskave ka reaguar zëvendëskryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se ky është realiteti i ri me të cilin duhet të mësohemi.

Ai i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos dëgjojnë politikanët  që bëjnë rolin e mjekut por vetëm ekspertët e shëndetësisë. Braçe thotë se virusi nuk bën asnjë dallim mes qytetarëve ndaj kujdesi duhet të jetë i shtuar.

“Kudo jashtë shtëpisë! Idiotet politike të padobishëm, Maska po! Ky është normaliteti i ri i diktuar nga sëmundja; kështu do jetojmë! Virusi Covid-19 u provua se përhapet lehtësisht nga njeriu tek i ngjashmi; E di si? Mu ashtu si budallallëku përhapet ndër politikanë! Mos i dëgjo ata! Dëgjo mjekun tënd, mjekun e familjes, jo politikanin që ka guximin e budallait të bëj edhe mjekun apo mjekun që kurrë nuk bëri zanatin por politikanin.

Sic këto 7 muaj e dëshmuan, virusi nuk përzgjedh-as në gjini, moshë, origjinë, gjuhë, as në mal e as në fushe, as prej pasurisë, plaçkës; Por një dallim e ka bere qarte: Atë mes të përgjegjshmit dhe te papërgjegjshmit; Nuk është si dallimi mes trimit, heroit dhe frikacakut, tradhtarit! Nuk ka trima në këto 7 muaj dhe heronjtë nuk janë idiotët-politikanë e analistët rreth tyre që mohojnë virusin, refuzojnë masat mbrojtëse ndaj tij, përhapin me dhunë standardin idiot të tyre;

E provuar është kjo; do shihni gjithnjë e më shpesh si zhduken për dy javë, fiks dy javë, do i dëgjoni po aq shpesh se si do thonë se hoqën dhembin, veshin apo bajamet duke ju gënjyer sy me sy; Ndërkohë që ju thonë këtë, kycen në vilat e tyre; Ndërkohë që ju thonë “maska nuk u mbron”, kycen edhe me shume ne po ato vila!

Maska te mbron që cke me të! Është një masë plotësuese bashke me distancimin fizik e higjenën e shtuar. Nuk u mbron tamponi-sic u thotë urrejtësi që mendon se sa më shume nga ju të humbni jetën, aq më shpejt vjen ai ne pushtet; Maska nuk është sfidë ndaj Qeverisë, por ndaj jetës suaj! Ju mbron maska, distancimi fizik dhe higjena!

Ai dhe Ajo duan pushtetin, ju duhet të doni veten, familjen, shoqërinë! Nuk janë ai apo ajo heronjtë tuaj, ata janë gënjeshtarët tuaj! Heroi yt është mjeku, infermieri; Mjeku i familjes, infermieri bashke me te, farmacisti, cilido prej familjareve qe do te shërbejë; rrezikojnë jetën ata për ty!

Heroi yt është mjeku e infermieri ne Infektiv apo Sanatorium Por deri atje e ke ti ne dore; Mos e bej veten për mjekun! Mbro veten, familjen, fqinjët, patjetër edhe mjekun! Jeta është e shtrenjte; 434 shqiptare, sot nuk janë më për shkak të sëmundjes, i shtrenjtë secili prej tyre! Lutuni për ta!”

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord