
Vila që u grabit
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.02.2018, rreth orës 21:30, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volzvagen.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale. "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.
Vila që u grabit









