Maskat grabisin argjendarinë në qendër të Lushnjës, vlera e bizhuterive të vjedhura rreth 10 mln lekë (VIDEO-FOTO)

Një argjendari është vjedhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në qendër të Lushnjes. Vjedhja dyshohet se është bërë nga 4 persona që kanë qenë të maskuar. Report Tv ka mësuar se vlera e bizhuterive të grabitura kap vlerën e 10 milionë lekëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të të gjitha argjendarive përreth zonës, pasi vetëm në krah të kësaj argjendarie ndodhen edhe 6 argjendari të tjera.

Pronari i argjendarisë në një prononcim për Report Tv është shprehur: Dëgjova sirenën, thashë mos bie sirena ime. Hapa kamerat dhe pashë një tentative dhe thashë do më marrin të keqen. Kanë marrë cdo gjë që është ekspozuar.

Kjo është argjendaria e dytë që grabitet në harkun kohor të më pak se 3 javëve. Më 2 janar 2019, argjendaria  “Altınbaş” në City Park u grabit, ndërsa vlera e bizhuterive të vjedhura kap vlerën e 200 mijë eurove. Autorët neutralizuan rojet dhe më pas hynë dhe morën bizhuteritë. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për këto ngjarje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri xhikes: 20/01/2019 10:05

    Kush ti arrestoj ardi kambalja??? Ai di vetem te hakmerret me ato qe e kane “dhunuar” ne jete se pune tjeter nuk di!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë