Pas grabitjes që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnje ku është grabitur një argjendari, (Lexo këtu), maskat kanë vepruar gjatë natës edhe në jug të vendit.
Report Tv ka mësuar se 3 biznese janë vjedhur gjatë natës në Tepelenë. Bizneset janë ushqimore dhe personat e maskuar kanë hyrë gjatë natës duke thyer xhamat.
Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka sekuestruar edhe pamjet filmike. Nuk dihet ende vlera e grabitjeve, por mendohet se është një shumë e konsiderueshme parash, përfshirë këtu edhe produkte ushqimore.
Komento