Vlorë- Një market në vendin e quajtur "Ura e Mifolit" në Vlorë, ka rënë pre e një grabitjeje me armë pasditen e kësaj të hëne.
Sipas njpftimi zytar të policisë, mësohet se 3 persona të maskuar, njëri prej të cilëve i armatosur me një pistoletë, janë futur në marketin në pronësi të Iraklit Nushit dhe kanë marrë xhiron ditore, prej rreth 50 mijë lekësh.
Pronari i marketit Irakli Nushi tregon momentet e grabitjes. "Erdhën tre persona njëri prej tyre me pistoletë. Grabitje tha, ulu në gjunjë mos tento se do të qëllojmë. Njëri më mbante pistoletën në kokë, dy të tjerët morën çfarë gjetën. Morën lekët, morën çantën time duke përfshirë dhe dokumentat e mia personale dhe disa steka me paketa dhe kjo ishte ngjarja. Ishin të maskuar nuk arrita të dalloj njeri,".
Për kapjen e autorëve, policia ka ngitur postblloqe në të dy anët e rrugës së vjetër të Novoselës dhe në autostradën kryesore.
/Shqiptarja.com

VIDEO