Një oficer policie i Massachusetts është vënë nën hëtim për një video të tij në të cilën zhvishet nga uniforma e tij, për një reality shoë të anulluar më vonë.
John McGuiness, i cili ka 20 vjet në detyrë, e regjistroi veten para tre vitesh për një program të quajtur ‘Wicked Summer’ i cili do të xhirohej në qytetin e tij, Massachusetts.
Polici, i cili ka dalë hapur që është homoseksual, ka postuar videon e tij 2 minutëshe në faqen e internetit ne ‘Vimeo’.

Në video polici me mustaqe fillon të heqë uniformët e tij duke treguar format e trupit dhe se përse duhet zgjedhur për të marrë pjesë në reality show.
Ai u shpreh se ishte shumë i habitur dhe i gëzuar që një reality shoë do të xhirohej pikërisht në qytetin e tij dhe se ai ka dashur gjithmonë të dalë në TV.

McGuiness vazhdoi duke përmendur përmasat e tij fizike duke thënë se ishte i gjatë 1 metër e 90 centimetra, ishte bodybuilder dhe polic i cili e dashuronte punën e tij.
Por polici u shty edhe më tëj duke thënë se kishte një trup shumë të bukur dhe se gratë do të pëlqenin trupin e tij dhe do të dëshironin që dhe burrat e tyre, t’i ngjanin atij.

Por shefi i policisë së Ëorcester, Gary Gemme, pasi u vu në dijeni të këtij fakti, hapi menjëherë një hetim, problemi qëndron në faktin se McGuiness ishte i veshur me uniformën e policisë në regjistrimin e videos.

Gjithsesi ai konfirmoi se polici nuk ishte pezulluar nga detyra dhe se në 20 vitet e shërbimit të tij, ai kishte qënë një polic model.
 
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)