Master part-time edhe te Mjekësia,
komision special

Master part-time edhe te Mjekësia,<br />komision special
TIRANE- Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Tiranës, janë hapur procedurat për masterin me kohë të pjesshme. Regjistrimet kanë nisur me datë 23 shtator dhe përfundojnë me datë 7 tetor, ku kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë: Fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave;   Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje do të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose e pasaportës; 2 fotografi; Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare;     

Deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi të ciklit të dytë në Institucionet publike të Arsimit të Lartë. Sipas këtij fakulteti “për çdo program studimi të ciklit të dytë “Master Profesional” me kohë të pjesshme do të ngrihen komisione të posaçme, sipas fushave përkatëse, për përzgjedhjen e aplikantëve fitues në përputhje me kriteret e pranimit të vendosura dhe të shpallura publikisht”. Ndërkohë që me datë 20 tetor do të publikohet lista e fituesve. Regjistrimi i aplikanteve në programet e studimit ku janë shpallur fitues do të zhvillohet nga data 21.10.2012 deri në datën 28.10.2012, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Dokumentet e aplikantëve jo fitues do t'u kthehen aplikuesve kundrejt kerkesës së tyre.

Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë