TIRANE- Të gjithë studentët të cilët duan të vazhdojnë një program studimi master profesional apo shkencor, duhet të kenë mbrojtur më parë njërën nga gjuhët e huaja, mes anglishtes, italishtes, frengjishtes, gjermanishtes dhe spanjishtes. Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit detyron të gjitha universitetet publike dhe private që të mos pranojnë studentët e rinj pa dorëzuar më parë çertifikatën e njohjes së gjuhës së huaj, mes nivelit B1 dhe C1.
/Shqiptarja.com








