TIRANE- Studentët të cilët do të aplikojnë për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, "Master profesional " dhe "Master i shkencave"/"Master i arteve të bukura", në Universitetin e Arteve do të përzgjidhen nëpërmjet konkursit. Në bazë të një udhëzimi të nxjerrë nga Ministria e Arsimit parashikohet që pranimet në këtë universitet të bëhen mbi bazën e rezultateve të ciklit të parë dhe të rezultateve të fituara nga konkursi i pranimit.