MAT-Disa persona kanë djegur një makinë në fshatin Prellë dhe janë larguar me shpejtësi për të mos u diktuar.
Por banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.
Sipas banorëve, ishin disa persona që i kanë vendosur flakën makinës në mesditën e sotme për të humbur gjurmët.
Policia po heton nëse makina është përdorur në ndonjë krim, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se autorët mund të jenë trafikantë droge.

(Autovetura e djegur në mat)
Njoftimi i policisë
Me datë 13.05.2017, rreth orës 11.30, jemi njoftuar se në fshatin Prellë, njësia administrative Rukaj, është një automjet i djegur në rrugë.
Menjëherë është ngritur dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes grupi hetimor, ku kanë konstatuar se :
në aksin rrugorë Prellë-Burrel, në fshatin Prellë, në krahun e djathtë të rrugës, është gjetur i djegur plotësisht mjeti tip "Mercedez Benz", pa targa.
Gjatë verifikimeve të kryera nga ekspertët e grupit hetimor është dalluar vetëm nr i shasisë.
Në lidhje me këtë automjet të djegur nuk kemi pasur asnjë kallzim për vjedhje apo për djegien e tij.
Shërbimet e Policisë po hetojnë për gjetjen e shkakut të djegies së automjetit, si dhe për identifikimin e pronarit të këtij mjeti.

(Autovetura e djegur në mat)
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com