Mat, drejtonin motorët pa leje
drejtimi, aksidentohen dy të rinjtë

Dy të rinj kanë përfunduar në pranga pas një aksidenti, ku janë aksidentuar me njëri- tjetrin.

Dy të rinjtë, Mirgen T, 20 vjeç dhe Jurgen H, 18 vjeç, të dy banues në Burrel, kanë qenë në drejtim të motomjeteve, por asnjëri prej tyre nuk ka pasur leje drejtimi.

Nga përplasja e motomjeteve, ka mbetur i plagosur një person i cili ndodhej si pasagjer në një prej motomjeteve, i cili është dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:
Drejtonin motomjetet pa leje drejtimi dhe gjatë një manovre të gabuar pëplasen me njëri tjetrin, duke u dëmtuar jashtë rrezikut për jetën një pasagjer

2 drejtuesit arrestohen në flagrancë nga Policia

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Mat u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Mirgen T, 20 vjeç, banues në Burrel

Jurgen H, 18 vjeç, banues në Burrel.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 15.30, datë 24.08.2017, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i farmacive"-qyteti Burrel, të dy këta shtetas duke drejtuar dy motomjete pa targa dhe pa leje drejtimi pas një manovre të gabuar në ecje e sipër janë përplasur me njëri tjetrin, ku për pasojë është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në njërin nga motomjetet shtetasi B.D, i cili është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës Tirane, jashtë rrezikut për jetën.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", "Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga nenet 290, 291 të Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri