Matësat inteligjentë, Guxholli:
Vendi ynë s'ka fuqi për blerjen e tyre

Matësat inteligjentë, Guxholli:<br />Vendi ynë s'ka fuqi për blerjen e tyre
TIRANE - Zana Guxholli shefja e departamentit të energjisë në Partinë Demokratike, e ftuar në studion e A1report ka sqaruar reagimin e opozitës kundër matësave të rinj inteligjentë te energjise elektrike të propozuar nga qeveria.

Sipas Guxhollit matësat e rinj nuk janë një risi pasi është një praktikë që është ndjekur edhe më parë nga shtetet e tjera të Evropës por Shqipëria nuk është ende gati që të aplikojë këtë sistem të ri pasi nuk ka infrastrukturën e duhur.

Shqipëria sipas Guxhollit nuk ka ende mundësinë qe te investoje në blerjen e këtyre aparateve, por nëse ka kaq shumë para duhet të investojë në sistemin e energjisë.
 
“Matësat inteligjent nuk janë të paparë e të padëgjuar në Shqipëri e as në botë. Madje dhe ne në Shqipëri i kemi provuar, edhe Evropa e Amerika i përdor. Aparatet e matësave inteligjentë kushtojnë përafërisht 300-600 euro. Kështu vetëm për ti blerë duhen 500-600 milion euro. Matësat i kanë blerë edhe shtete të tjera por duhet edhe një infrastrukturë e posaçme me tension të qëndrueshëm pasi një luhatje e vogël ndikon në cakordim. Më luhatje matësit mund të çakordohen dhe të faturojnë më shumë ose më pak nga ajo se sa shpenzon, po ashtu këta matësa janë të manipulueshëm. Me një soft mund të ndërhysh dhe ti ndryshosh shifrat. Në vendet e zhvilluara kanë nisur peticione “thuaj matësave inteligjent stop” sepse pushteti me anë të këtyre matësave di çdo lëvizje të qytetarëve, di kur janë në shtëpi dhe kur nuk janë, kur ndezin dritat dhe sa energji shpenzojnë në çdo çast.
”- thote Guxholli.
 
guxholli
Sipas zonjës Guxholli me paratë që do të shpenzojë qeveria për blerjen e matësave inteligjent mund të investohen në këtë sektor i cili për momentin ka një sërë problemesh.
 
“Për t'i vendosur këto aparate duhen shumë shpenzime. Meqë Rama po thotë gjithë kohën nuk kemi para, me lekët që do blejë matësat le të bëjë investime. Problemi kryesor është që paratë do merren borxh dhe megjithëse thonë që aparatët do jenë pronë e OSHE ne nuk kemi asnjë të dhënë për këtë kontratë që qeveria ka nënshkruar me Deutch Telekom. Për Deutch Telekom unë bëj pyetjen si ekonomiste pse kjo kompani do ti falë Shqipërisë 5 mijë euro, çfarë fshihet pas saj. Ne na kushton 350-650 euro që do ti marrë shteti nga taksat tona. Matësat njësoj janë as çmimin nuk e ndryshojnë dot. Një ekonomi e varfër si e jona duhet që këto para ti shpenzojë në një mënyrë tjetër. 600 milion euro ka shpenzuar qeveria jonë e mëparshme në fushën e energjisë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e HEC-eve", -tha Guxholli.
 
E pyetur për reagimin e OSHE për blerjen e matësave të energjisë Guxholli thotë:
 
"OSHE duket se nuk e di se si kalojnë paratë e shtetit. Ka dy mënyra nëpërmjet të cilave bëhet derdhja e të ardhurave për shërbimin e energjisë. Një është nëpërmjet faturës së energjisë dhe një tjetër nëpërmjet taksave që qeveria duhet ti menaxhojë se për këtë punë është zgjedhur. Qeveria në këtë rast ka zgjedhur që të shpenzojë keq taksat por OSHE nuk e di këtë".
 
Guxholli thotë se ka pasur projekte shumë të vogla për matësat inteligjent që janë vënë në përdorim por ne nuk e bëmë projekt kombëtar. "Është nismë mbarë botërore dhe ka filluar me përdorimin 20 përqind në gjithë europën. Ata i kanë ekonomitë e qëndrueshme por taksapaguesit megjithatë kanë filluar të ngrenë ankesa për shpërdorim të taksave. Në SHBA nga temperaturat e larta kanë marrë flakë kata matësa dhe faturimet janë bërë jo të sakta. Në Angli ka shpesh lëvizje të forta luhatje dhe përveç kësaj, qytetarët kanë problem privatësinë. Vende të zhvilluara duan ta heqin këtë ne kërkojmë ta vëmë. Matësat masin njësoj, i njëjti proces si me telefonat smart që blihen nga ata që kanë mundësi kështu duhet bërë edhe me matësat. Janë të pa domosdoshme për momentin ndaj kjo vë pikëpyetjen e marrëveshjes dhe të VKM-ve që janë vendosur. Ta nisin nga investimet në sektor jo nga ndërrimi i matësave, sepse këtu nis problemi", u shpreh Guxholli.
 
Përsa i përket blerjes së energjisë nga OSHE Guxholli tha se vetëm me një blerje janë shpenzuar 4 milion lekë më tepër. “Mënyra si bëhet blerja ose shitja tregon shumë. Duke qënë se KESH dhe OSHE kanë marrëveshje për shit-blerje mund ta kanalizonin këtë veprim dhe nuk do kishim këtë humbje. Ne kemi si detyrë të ngremë dhe ti japim zgjidhje halleve të popullit që në energjitikë janë të shumta. Nuk e kanë kuptuar ende që po qeverisin vendin. Ky është sektor strategjik dhe jetik për të gjithe ndaj duhet menaxhuar me saktësi.”- tha Guxholli.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen