MAT - Avokati Ilirjan Dyzeni, i cili u arrestua për futje të lëndëve narkotike në burgun e Burrelit për klientin e tij, është liruar nga Gjykata e Matit. Gjykata pas shqyrtimit të çështjes ka dhënë masën “Detyrim Paraqitje” për avokatin 27 vjeçar, Ilirjan Dyzeni.
Ndërkohë mësohet se veta avokati Dyzeni nuk ka pranuar se ka marrë lëndën narkotike e llojit heroinë për ta futur në burgun e Burrelit për klientin e tij të burgosur Mariglen Pergjini i cili është dënuar me 7 vite burg për vrasje.
Pritet që Prokuroria të apelojë vendimin e dhënë nga Gjykata e Matit. Avokati 27-vjeçar u ndalua pasi u kap me disa doza me lëndë narkotike të llojit heroinë të cilat sipas policisë i kishte për të burgosurin Mariglen Përgjini.
Ky i fundit akuzohet për vrasjen e Maltin Shtjefnit dhe plagosjen e Ergys Nikës, ngjarje e ndodhur me 10 janar të vitit 2013 në një lokal në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Shën Kollit.
Ndërkohë disa kohë më parë ai denoncoi në A1 Report faktin se vrasjen për të cilën akuzohet e ka kryer shoku i tij. Mariglen Përgjini është transferuar nga burgu i Shënkollit në Lezhë në atë të Burrelit pasi kishte dhunuar prokurorin Ervin Beqiri në qeli gjatë marrjes në pyetje.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO