MAT - Një minator ka ndërrruar jetë mesditën e sotme në minierën e Cërrmijes në Mat të Burrelit, ndërsa ndodhej brenda saj duke punuar. Mësohet se viktima është Shkëlqim Pisli, 31 vjeç i cili u aksidentuar në ambjentet e minierës ku po punonte, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Pisli është mundur të shpëtohet për një moment nga ambientet e minierës ku u aksidentua ndërsa u nis me helikopter drejt spitalit të Traumës. Gjatë transportit të tij me helikopter 31 vjeçari ka humbur jetën, si rezultat i plagëve të marra.
Ndërkohë policia po heton shkaqet e vdekjes së tij si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që minatori humbi jetën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com