MAT - Një aksion i policisë së Matit ka bërë të mundur sekuestrimin e një arsenali armësh e municionesh, asgjësimin e 40 rrënjë kanabis sativa, si dhe arrestimin e poseduesit të tyre.
Sipas policisë, gjatë aksionit të zhvilluar në fshatin Rripë e Vogël në komunën Gurrë të Matit, janë sekuestruar 2 autmatikë kallashnikov, 1 kg tritol, 50 kapsolla detonatore si dhe 100 fishekë, ndërsa në pranga të policisë ka rënë poseduesi i tyre, shtetasi Bledar Baku, 27 vjeç.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e 27 vjeçarit janë zbuluar dhe asgjësuar edhe 40 rrënjë kanabis sativa. Aksioni i policisë erdhi si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative.
Ndërkaq materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Mat për procedime të mëtejshme penale.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com