Mat - Denis Kuka, 25 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Matit. I riu u kap në flagrancë në vendin e quajtur "Ura e Matit", teksa po lëvizte me makinën tip ‘Audi’. Gjatë kontrollit të kryer blutë i gjetën një një armë zjarri gjysmë automatike.

Arma së bashku me automjetin u sekuestrua si provë materiale. Operacioni për kapjen e tij u kodua “Bridge”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bridge”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Klos.

Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur "Ura e Matit", shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip "Audi", që drejtohej nga 25-vjeçari, dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”,njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.