Mat/ Pesë adoleshentë konfliktohen me njëri-tjetrin, 17-vjeçarit iu gjet kallashnikov me 800 fishekë
Foto nga arma që iu gjet 17-vjeçarit
Pesë adoleshentë në Mat, Dibër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre kishte të fshehur dy armë zjarri kallashnikov me 800 fishekë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi” rreth orës 17:00. Policia arriti në kohë në vendngjarje dhe arriti të parandalojë përshkallëzimin e situatës. Sipas policisë, të pestë adoleshentët po procedohen në gjendje të lirë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasve M.L., 15 vjeç; A.D., 16 vjeç; L.H., 16 vjeç; K.C., 17 vjeç; R.Z., 17 vjeç, të gjithë banues në Burrel.
Pas konfliktit mes njëri tjetrit për motive të dobëta, janë konfliktuar me grushte dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë R.Z dhe A.D. Policia i ka gjetur R.Z., dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishek që i kishte fshehur në një vend me barishte, të cilat dyshohej se mund ti përdorte në këtë konflikt. Armët e zjarrit dhe sasia e municionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për zbardhjen se si 17-vjeçari ka siguruar armët e zjarrit.
Mbi të pestë adoleshentët rëndojnë akuzat "Dëmtime të tjera me dashje", "Plagosje e lehtë me dashje", dhe ndaj shtetasit R.Z., për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", dhe "Armëmbajtje pa leje".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?
-
Po
38.1%
-
Jo
54.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1219
Lajme të tjera
-
Ishin duke pirë në një lokal dhe u konfliktuan, plagoset 39-vjeçari në Mat! Në kërkim autori
1 Qershor, 07:37
-
Gërryenin me mjete të rënda shtratin e lumit pranë fshatit Xibër dhe merrnin inerte, nën hetim dy persona në Mat
31 Maj, 13:28
-
‘Rruga e Arbrit’, Rama ndan fotot: Shumë shpejt hapet tuneli i Murrizit, gjeologjia e vështirë solli vonesa
30 Maj, 16:13
-
Plagosi me thikë një 64-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori 34-vjeçar! Ishin në gjendje të dehur
28 Maj, 13:45
-
Dibër/ Rrahu gruan dhe djalin dhe i kërcënoi se do i vriste, vihet në pranga 46-vjeçari
28 Maj, 12:05
-
Vëllai e denoncoi të humbur, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin pranë fshatit Shumbat të Dibrës! Viktima ishte futur për t'u larë
25 Maj, 08:39
-
Piktorët e njohur bashkojnë penelat me fëmijët me aftësi të veçanta në Peshkopi
23 Maj, 11:27
-
Rama në Peshkopi: Votuat me mendje, jo me zemër! Shuplaka ndaj koalicionit Berisha-Meta, shpejton ringritjen e opozitës
22 Maj, 17:48
-
Rama tur falënderimesh në bashkitë e qarkut Dibër: Na keni dhënë një sfidë të madhe! Përmbysjen e ngjyrave në hartën elektorale do e kthejmë në investime
22 Maj, 15:55
-
VIDEOLAJM/ Digjet një makinë në rrugën e Arbrit
21 Maj, 09:14
-
Listat e këshillave bashkiakë, një 'Hitler' mes fituesve në Mat
20 Maj, 13:46
-
Skuadra e Kategorisë së Parë nuk paraqitet në transfertë, humbet ndeshjen në tavolinë
18 Maj, 16:24